Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Rumania mban zgjedhjet parlamentare

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Rumania mban zgjedhjet parlamentare

Qytetarët në Rumani i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të përcaktohet nëse liberalët pro-evropianë do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

Votuesit po zgjedhin pjesëtarët e rinj të parlamentit, një vit pasi që qeveria e minorancës e udhëhequr nga Partia Kombëtare Liberale, mori pushtetit pasi ra kabineti qeverisës i Partisë Social Demokrate.

Liberalët, të udhëhequr nga kryeministri Ludovic Orban, sipas sondazhit të fundit, kishin 28 për qind të mbështetjes popullore, ndërkaq socialdemokratët kishin 23 për qind.

Përderisa vëzhguesit presin se do të ketë dalje të ulët në zgjedhjet – dalja vlerësohet se do të jetë 40 për qind – për shkak të koronavirusit, Orban u ka bërë thirrje rumunëve që të marrin pjesë në “zgjedhjet fundamentale”.

Duke folur pasi votoi, kryeministri rumun tha se nuk ka asnjë rrezik të infektimit me koronavirus në qendrat e votimit, nëse votuesit ndjekin rregullat e higjienës.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, një aleat i Orbanit, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që njerëzit të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Kjo është një ditë historike për të zgjedhur një parlament më të mirë që do të merret me problemet e rumunëve dhe do të bëjë ligje më të mira për Rumaninë”, tha ai pasi votoi në Bukuresht.

Rumania, një prej shteteve më të varfra të Bashkimit Evropian, fillimisht nuk kishte pasur sukses në frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Por, qeveria e Orbanit më pas ndërmori masa, ku përfshihej edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për dy muaj, me qëllim që të ulej numri i infeksioneve. Por, këto masa ndikuan në ekonominë e vendit.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 19 milionë persona, të cilët do të zgjedhin 136 senatorë dhe 329 deputetë. Rreth 4 milionë rumunë që jetojnë në Evropën Perëndimore, tradicionalisht kanë votuar për socialdemokratët.

Megjithatë ende është e paqartë se sa prej tyre do të marrin pjesë në këto zgjedhje, marrë parasysh kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit. Deri më tani, 40,000 anëtarë të diasporës janë regjistruar për të votuar përmes postës./REL/

Tags: rumanivotezgjedje parlamentare

TË LIDHURA

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren
Rajoni

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren

15:14 | 17/03/2026
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës

13:30 | 17/03/2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Next Post
Dorëheqja e Thaçit, partia e Haradinaj kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Haradinaj i prerë: Unë President, ose shkojmë në zgjedhje

Gazetari: Më kërcënoi një polic, që vetë e mbante maskën në mjekër

Nuk mbanin maskë/ Ndalohet nga policia moderatori dhe bashkëshortja e tij

PD vijon akuzat për fshehjen e viktimave nga Covid-19

PD vijon akuzat për fshehjen e viktimave nga Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com