Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth kandidimit të tij për postin e Presidentit.
Sipas tij, shumica qeverisëse i ka votat e kufizuara, ndaj dhe ai nuk e përjashton përfshirjen në këtë marrëveshje të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ramush Haradinaj: ”Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë, por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë që ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje.
Për ”Ora News’’, Haradinaj tha se si aleancë është dhënë opsioni i marrëveshjes politike që në rast të një mos mirëkuptimi, kuptohet që Kosova shkon në zgjedhje.
Ramush Haradinaj: ”Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia, por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim, nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje.’’