Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ajo ka zëvendësuar në këtë post Toni Gogun, i cili vetëm pak ditë më parë u emërua Prefekt i Tiranës në vend të Suzana Jahollarit.
Një emërim i tillë është konfirmuar nga vetë zv.ministrja Kuko, me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale.
Romina thotë se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion, duke pasuar kolegë si Toni Gogu.
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shkruan ajo.