Shqipëria po kalon një krizë ekonomike për shkak të pandemisë së Covid-19, por dhe nga dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2016. Sikur të mos mjaftonte kjo, borxhi publik ka shkuar në mbi 80% të PBB.
Megjithatë, liderët politikë që na udhëheqin, kanë vendosur që të paktën për një herë të mendojnë për veten e tyre dhe të relaksohen.
Ministria e Drejtësisë ka hapur një tender, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për “rangun drejtues”. Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit.
Për të gjithë të interesuarit, Ministria i ka bërë kërkesat shumë të qarta. Duan karrige me lëkurë origjinale natyrale ngjyrë të zezë, me 2 leva, njëra për të realizuar uljen dhe ngritjen, dhe sendilje të gjerë që sa vjen dhe ngushtohet.
“Karriget duhet të jenë me tapiceri prej lëkure origjinale natyrale tek pjesa e ndenjëses dhe mbështetëses, me ngjyrë të zezë. Karrigia duhet të përbërhet nga ulësja dhe mbështetësja. ulësja duhet të jetë me përmasa minimumi 65 cm dhe vjen duke u ngushtuar,”-shkruhet në tender.