Jo vetëm fushata elektorale, por edhe procesi i numërimit të votave po kthehet në një betejë të ashpër midis presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden.
Ky i fundit është shprehur se stafi i tij do bëjë përpjekje të madhe për t’i mbrojtur votat.
Sipas tij, rezultatin e zgjedhjeve e përcakton populli amerikan, dhe jo Trump.
”Për t’u siguruar që çdo votë është numëruar, ne jemi duke vendosur përpjekjen më të madhe për mbrojtjen e zgjedhjeve të mbledhura ndonjëherë. Për shkak se Donald Trump nuk arrin të vendosë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve – e bën populli amerikan. Bëni pjesë për të furnizuar Fondin e ri të Luftës Biden’’, shkruan 78-vjeçari në rrjetin social, Twitter.
To make sure every vote is counted, we’re setting up the largest election protection effort ever assembled. Because Donald Trump doesn’t get to decide the outcome of this election — the American people do.
Chip in to power the new Biden Fight Fund: https://t.co/1hCoKB0QfP
— Joe Biden (@JoeBiden) November 4, 2020
Presidenti Trump, kërkoi rinumërim të votave në shtetin e Wisconsin, pasi sipas tij pa pasur parregullsi në proces.
Sipas mediave amerikane, kandidati demokrat Joe Biden ka fituar ndaj Donald Trump me një diferencë prej 1% të votave në Wisconsin.