Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si mund të anëtarësoheni në një lozhë, dhe si është jeta e një masoni

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Si mund të anëtarësoheni në një lozhë, dhe si është jeta e një masoni

Sot jo pak njerëz janë mjaft të shqetësuar mbi shoqëritë sekrete. Disa pretendojnë se grupime si Iluminati, po përpiqen të vënë nën kontroll civilizimin tonë. Në fakt masoneria, ka një histori të errët, por ajo është të paktën disa shekuj e vjetër. Disa njerëz të famshëm në histori, përfshirë shumë nga Etërit Themelues të SHBA-së ishin masonë. Por, përkundër historisë së tyre të gjatë, ka shumë njerëz që nuk dinë shumë gjëra mbi ta.

Ti bashkohesh masonëve, është më e lehtë nga sa mendohet

Frimasonët janë të hapur ndaj anëtarësimeve të reja, pra çdokush mund t’u bashkohet pavarësisht prejardhjes ose shtresës shoqërore. Sigurisht me kushtin që të plotësojnë disa kritere themelore. Masonët janë shumë të aftë në rekrutimin e anëtarëve të rinj, dhe shpesh e kërkojnë hapur këtë.

Ju duhet të bëni kërkesë për anëtarësim në një lozhë masonike, dhe kërkesa juaj më pas shqyrtohet. Sa u përket vendeve sekrete ku zhvillohen takimet, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ata e kanë selinë në një godinë buzë një rruge të njohur, ndërsa simbolet e mëdha masonike nderen në fasadën e ndërtesës.

Cilat janë kriteret themelore të anëtarësimit

Së pari shumica e lozhave kërkojnë kryesisht meshkujt. Gratë nuk lejohen të anëtarësohen në shumicën e lozhave në SHBA, edhe pse ka disa përjashtime. Arsyetimi? Thjesht që masonët kanë qenë prej shekujsh kryesisht burra. Kriter tjetër kryesor është të keni një besim të caktuar fetar, ose të paktën të shpallni se besoni tek një fuqi më e lartë.

Kjo kërkesë është disi e çuditshme, pasi masoneria në fakt nuk është aspak një entitet fetar. Shumë lozha kanë një rregull, që thotë se një libër i shkrimeve të shenjta është i hapur gjatë mbledhjeve, por vetëm kaq. Askush nuk lexon domosdoshmërisht ndonjë gjë prej tij.

Masonët kontrollojnë të shkuarën e kandidatit

Edhe nëse i plotësoni të gjitha kërkesat, dhe aplikoni me sukses për t’iu bashkuar një lozhe, asgjë nuk ka mbaruar. Masonët kontrollojnë të shkuarën tuaj, për t’u siguruar që keni një rekord të pastër kriminal. Lozha ka një komitet që merret me shqyrtimin e profilit të aplikantëve të rinj.

Ata verifikojnë që të sigurohen që ju nuk jeni ndonjë mashtrues, apo që mund të përpiqeni të përfitoni nga lozha apo anëtarët e saj për qëllime personale. Apo që aplikantët nuk janë tipat të çuditshëm që besojnë në teoritë e ndryshme të konspiracionit, dhe që duan të infiltrohen në këtë grupim për të zbuluar aktivitetin e tyre të brendshëm.

Kur pranoheni në fillim, ju zbulohen disa nga sekretet e masonëve

Kur i bashkoheni një lozhe masonike, e filloni si nxënës, ose si mason i gradës së parë. Në këtë moment nisni të mësoni disa nga sekretet, të cilat masonët do të preferonin t’i mbanin për vete. Ju i nënshtroheni një riti inaugurues, ku nuk ka ndonjë element të dhunshëm.

Ky rit mbahet sekret nga të huajt, dhe zbulimi i tij mund të sjellë përjashtimin tuaj nga lozha. Edhe mënyra e shtrëngimit të duarve, dhe gjestet sekrete për të identifikuar veten si nxënës të masonëve të tjerë, mbahen sekret.

Riti inaugurues, thuhet se është një alegori e ndërtimit të tempullit të Solomonit, dhe përfshin lidhjen e syve. Por përtej kësaj, gjithçka tjetër është një mister, dhe mund të ndryshojë paksa në varësi të lozhës. Pasi të keni qenë nxënës për një farë kohe, mund të ngjiteni në gradën e bashkëpunëtorit dhe në fund të mjeshtrit.

Organizimi i tyre, është më pak i komplikuar sesa mendohet

Tri shkallë është numri tradicional, por disa lozha kanë më shumë. Si për shembull Frimasoneria e Riteve Skoceze, ka  33 shkallë të ndryshme. Në fakt, nuk ka ndonjë hierarki aq të rreptë në mesin e lozhave masonike. Sipas Shoqatës së Shërbimit Masonik të Amerikës së Veriut, çdo lozhë më e vogël nuk raporton tek një lozhë me e madhe.

Ato mbulojnë një rajon specifik gjeografik, si një qytet të madh apo një shtet i vogël. Por nuk ekziston ka një lozhë në të gjithë botën, me të cilën komunikojnë të gjitha lozhat e vogla. Çdo lozhë malonike, shqetësohet vetëm për punët e veta. Çdo lozhë, supozohet të ndjekë diçka të quajtur “monumentet” e masonerisë, dhe pse ka shumë debate se cilat janë saktësisht ato, pasi secila lozhë e madhe i përcakton ato ndryshe.

Si janë takimet e fshehta të masonëve

Frimasonët kalojnë shumë kohë duke bërë bamirësi, apo duke drejtuar aktivitete për mbledhje fondesh publike për qëllime të mira. Kështu “The Shriners”, djemtë me kapele dhe makina të vogla ndërtojnë spitale. Ata janë një degë e masonëve tradicionalë. Shumica e lozhave masonike kanë qëllime të ngjashme. Po si është një takim i tyre? Pak a shumë i njëjtë me të çdo grupi tjetër. Ata flasin për gjëra të tilla si pagimi i faturave apo organizimi i aktiviteteve të reja. Një herë në vit, ata zgjedhin udhëheqjen e re të lozhës.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/238338/what-life-is-really-like-as-a-freemason/

Përshtatur nga Tirana Today

 

Tags: anetaresimlozheMason

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Drejt Vlorës me kallashnikov, arrestohen tre persona

Drejt Vlorës me kallashnikov, arrestohen tre persona

Emiljano Shullazi padit Arta Markun dhe Donika Prelën për shpërdorim detyre

Emiljano Shullazi padit Arta Markun dhe Donika Prelën për shpërdorim detyre

Pandemia, Basha: Rama dhe Manastirliu asnjë masë konkrete, prokuroria të nisë hetimet

Pandemia, Basha: Rama dhe Manastirliu asnjë masë konkrete, prokuroria të nisë hetimet







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

FOTO/ Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit bullgar
Sport

FOTO/ Shuhet në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit bullgar

by mirseda
15:59 | 02/04/2026
0

Ish-portieri i ekipit kombëtar, Borislav Mihaylov ishte kapiten i ekipit bullgar në “Kupën e Botës 1994”, në...

I dënuar për shitje droge, përfundon në pranga 38-vjeçari në Fier

I dënuar për shitje droge, përfundon në pranga 38-vjeçari në Fier

15:57 | 02/04/2026
“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit

15:06 | 02/04/2026
“Do të të bëj atë që…”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

“Do të të bëj atë që…”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

15:05 | 02/04/2026
I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

15:03 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com