Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pompeo: Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pompeo: Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u zotua të premten gjatë një vizite në Dubrovnik, qytetin bregdetar kroat se Washingtoni do të mbetet “jashtëzakonisht e angazhuar” në Ballkan.

Sekretari Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ai vlerësoi lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik. Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Ashtë një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara”, tha ai duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë serioze edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësitë e tyre diplomatike për të qëndruar të angazhuara dhe për të siguruar një rezultat atje që sjell një gjë të mirë për Evropën, një gjë të mirë për qytetarët e Kroacisë, një gjë të mirë për qytetarët e rajonit”, tha sekretari Pompeo.

Ndërsa Uashingtoni po hiqte nga Ballkani pas përfundimit të luftërave të viteve të 90-ta, Moska dhe Pekini shpejtuan të mbushin boshllëkun.

Kina e bëri atë përmes programit të saj ekonomik me shumë miliarda dollarë ndërsa Rusia nëpërmjet trysnisë politike, kryesisht përmes Serbisë, aleatit të saj tradicional sllav.

Vizita e sekretarit Pompeo në Dubrovnik, qytetin buzë Detit Adriatik, ishte hapi i fundit i turneut të tij evropian që përfshinte gjithashtu Greqinë, Italinë dhe Vatikanin.

Sekretari Pompeo tha se do të vazhdojë vizitën e tij të planifikuar për javën e ardhme në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Mongoli, me gjithë njoftimin se presidenti Donald Trump është prekur nga koronavirusi.

Ai tha se është testuar sërish dhe doli negativ për COVID-19, ndërsa vizitë në Azi është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm amerikan ndaj aleatëve dhe miqve në rajon./VOA/

Tags: BallkaniMike PompeoSHBA

TË LIDHURA

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”
Bota

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”

09:02 | 04/06/2025
Trump nënshkruan urdhrin
Bota

Trump nënshkruan urdhrin

08:18 | 04/06/2025
Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”
Bota

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Next Post

Patozi: Shakaja e fundit me herësin e partisë për mos hapjen e listave

Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi në luftën kundër pandemisë

Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi në luftën kundër pandemisë

Veliaj akuzon Bashën: More makinë 130 mijë euro për mbylljen e protestës së Astirit

Veliaj akuzon Bashën: More makinë 130 mijë euro për mbylljen e protestës së Astirit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari

by mirseda
12:18 | 04/06/2025
0

Një operacion i koordinuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka çuar në arrestimin...

Berisha takon eurodeputetin Kols

Berisha takon eurodeputetin Kols

11:58 | 04/06/2025
Ekzekutimi i Ermir Dedjas në Durrës! Policia: 5 persona të përfshirë në krim

Ekzekutimi i Ermir Dedjas në Durrës! Policia: 5 persona të përfshirë në krim

11:31 | 04/06/2025
Gjenerata Z po kursen më shumë para se çdo brez tjetër

Gjenerata Z po kursen më shumë para se çdo brez tjetër

11:27 | 04/06/2025
Autori qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë

Autori qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë

11:22 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com