Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Papa Francesku refuzon takimin me sekretarin amerikan të shtetit Pompeo

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

Vatikani e refuzoi kërkesën e zotit Pompeo për t’u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmangur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.

Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfaqën në publik.

Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher.

Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akuzuar zotin Pompeo se po përpiqet të tërheqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dënuar marrëdhëniet e saj me Kinën.

Komentet erdhën pasi zoti Pompeo akuzoi Kishën në një artikull si dhe në Twitter këtë muaj, se po rrezikon “autoritetin e vet moral” duke përtëritur një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.

Kardinali Parolin dhe Kryepeshkopi Gallagher thanë se Papa Françesku kishte refuzuar një kërkesë të zotit Pompeo për një audiencë, sepse Papa i shmang takimet me politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

Zoti Pompeo ishte në Vatikan për të marrë pjesë në një konferencë mbi lirinë fetare të organizuar nga ambasada amerikane në Selinë e Shenjtë.

Gjatë konferencës të mbajtur dje, zoti Pompeo e quajti Kinën shkelësen më të madhe të të drejtave fetare në botë.

Të enjten, para takimit me zyrtarët e Vatikanit, Sekretari i Shtetit bëri një vizitë në Komunitetin e Sant’Egidios në Romë, një organizatë bamirëse e krishterë.

“Departamenti i Shtetit ka punuar me ju të gjithëprej një kohë të gjatë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha zoti Pompeo pas takimit me anëtarët e grupit të paqes.

Grupi Sant’Egidio është themeluar në fund të viteve 1960, dhe është emëruar disa herë për Çmimin Nobel të Paqes për punën me të varfërit./VOA

TË LIDHURA

Bota

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026
Bota

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026
Bota

Dorëhiqet ambasadorja amerikane në Greqi, Guilfoyle: Përjetësisht mirënjohëse presidentit Trump

17:49 | 13/10/2026
Next Post

Ish-ambasadori amerikan, Arvizu lobon për Joe Biden në këto zgjedhje elektorale

Pandemia, Basha: Duhet vetëm 3% e buxhetit për të ndihmuar 1 milion njerëz

Gjiknuri: 70% e individëve votojnë partinë, njerëzve nuk i interesojnë emrat e kandidatëve







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com