Mjeku Sefer Dervishi, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ai ndodhej prej dy javësh në terapi intensive në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’.
Mësohet se mjeku vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
61-vjeçari, ushtronte profesionin e mjekut në qendrën shëndetësore Helmas në Kavajë/
Edhe pse janë krye të detyrës, bluzat e bardha në vend janë prekur nga virusi vdekjeprurës, teksa disa prej tyre kanë ndërruar jetë.
Situata me Covid-19 nuk po paraqet përmirësim, pasi në 24 orët e fundit pati sërish shifra të larta, 3 viktima dhe 144 raste të reja.