Kalifornia po përballet me zjarret më të mëdha në 18 vitet e fundit. Tymi i shkaktuar nga zjarret masive ka mbuluar një pjesë të gjerë të Amerikës së Veriut e madje ka mbërritur edhe Evropën Veriore.
Sipas të dhënave të shërbimit evropian të monitorimit të atmosferës Copernikus, zjarret që nisën në mesin e gushtit në Kaliforni dhe Kolorado janë më intensivë se mesatarja e atyre të viteve 2003-2019.
Oregoni dhe Uashingtoni kanë parë zjarre serioze të shpërthejnë që nga fillimi i shtatorit, pas të nxehtit të kohëve të fundit dhe kushteve të thata dhe me erë. Shkencëtarët kanë përdorur vëzhgimet nga satelitë për të monitoruar aktivitetin e zjarreve në botë.
Këtë vit, aktiviteti i tyre në SHBA ka qenë dhjetëra e qindra herë më intensiv se mesatarja nga viti 2003-2019 në të gjithë vendin por edhe në shtetet e prekura më shumë – thonë ata.
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga zjarret vetëm në Kaliforni.