Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka rezultuar së fundmi pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga partia “Forza Italia”.
“Presidenti Berlusconi ka rezultuar pozitiv nga SARS-COV-2. Ai vazhdon të punojë në rezidencën e tij në Arcore ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë kandidatët e Forza Italia në zgjedhjet administrative”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se ai është asimptomatik.