Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, ka zhvilluar një protestë paqësore sot, përmes së cilës i ka dërguar një listë me katër kërkesa presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Në të është kërkuar që të gjithë mjekët që kanë ndërruar jetë në punë të shpallen dëshmorët e kombit.
Katër kërkesa:
1-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
2-Të bëhet sigurimi i jetës të personelit shëndetësor me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor
4-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.