Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Trump mund ta fitojë fare mirë betejën”

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Trump mund ta fitojë fare mirë betejën”

Tani që Donald Trump e pranoi edhe emërimin si kandidat për president, fillon me të vërtetë fushata zgjedhore me gënjeshtra, frikë dhe kaos.

Në fund, fare mirë Trump mund të rizgjidhet, thotë Ines Pohl.

Që partitë i zgjedhin kandidatët e tyre kryesorë në një kongres, kjo është praktikë e përhapur gjerësisht në demokraci.

Megjithatë ngjarjet pompoze në SHBA, në të cilat republikanët dhe demokratët festojnë për disa ditë, janë tipike amerikane.

Megjithëse dihet prej muajsh se kush i fitoi zgjedhjet preleminare, kandidatët përkatës e pranojnë emërimin me një gjest të madh dhe me shumë fjalë.

Sfiduesi e përdor forumin për të paraqitur vizionet e tij politike dhe për t’i shtyrë të votojnë mbështetës të bindur dhe të mundshëm në zgjedhje.

Kur një mbajtës i postit ka kaluar njërin nga dy mandatet që lejon ligji, ai përdor skenën dhe shenjat e pushtetit për të treguar atë që ka arritur tashmë- dhe atë që ende dëshiron të arrijë.

E gjithë kjo zakonisht shoqërohet me shumë duartrokitje dhe eufori, me shi me verë shkumake dhe me tullumbace. Por në këtë vit pandemik gjithçka është ndryshe.

Ngjarje të madhe nuk ka në vendin me nivelin e lartë të infeksionit korona. Të dyja ekipeve të fushatës zgjedhore iu desh të futen në hapësirën virtuale, në fazën e nxehtë të betejës për Shtëpinë e Bardhë.

Humbësi tashmë është i sigurt: populli amerikan

Ende nuk mund të thuhet se kush e ka kontrolluar më mirë këtë sfidë të paparë. Të dyja palët u përpoqën të bëjnë aktin e balancimit, nga njëra anë t’i shërbejnë klientelës bazë dhe në të njëjtën kohë të tërheqin në anën e tyre votuesit vendimtarë të pavendosur. Për ata kanë nevojë si demokratët, ashtu edhe republikanët, për të pasur presidentin e ardhshëm.

Edhe nëse nuk mund të përcaktohet një fitues pas këtyre shfaqjeve – humbësi është përcaktuar tashmë: ai është populli amerikan, që jeton në një shoqëri që nuk mund të bierë më dakord as për parametrat themelorë të të jetuarit së bashku.

Një parametër i tillë është, për shembull, që pretendimet e bëra nga politikanët të kontrollohen. Ose se ka teza bazë shkencore, që vlejnë, të paktën derisa të vërtetohet e kundërta.

E gjithë kjo është bërë e pavlefshme me Donald Trump-in. Kushdo që vë në dyshim gënjeshtrat dhe devijimet e tij – si gazetarë, ashtu edhe shkencëtarë – degradohet në nxitës.

Ka një numër shumë të madh amerikanësh që besojnë vetëm atë që i përshtatet botëkuptimit të tyre. Shifrat ekonomike zbukurohen, teoricienët e teorive konspirative i shndërrojnë vendet e tjera në fuqi të rrezikshme që duan të marrin kontrollin në SHBA, rreziku i virusit vdekjeprurës minimizohet.

Shfaqje në vend të fakteve

Dy kongreset e partive sqaruan edhe një herë se sa të përçara janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe sa shpërbërës ka qenë efekti i politikës së gënjeshtrës të administratës Trump gjatë viteve të fundit. Tani nis faza e nxehtë e fushatës zgjedhore. Një betejë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Në të cilën faktet nuk luajnë më rol.

Në të cilën nuk ka më një kuptim të përbashkët për realitetin, por në të cilën, një burrë e ka nën kontroll të fortë një pjesë të madhe të vendit, me shfaqjen e tij të realitetit.

Demokratët nuk kanë asnjë përgjigje për këtë. Përkundrazi, ata kanë çuar ujë në mullirin e armiqve të demokracisë duke mos arritur të mbledhin ekip të ri politik që nuk ka qenë pjesë përbërëse e elitës së Uashingtonit. Për shumë votues amerikanë, kjo është dëshmi se sistemi aktual është prishur dhe se ai kujdeset vetëm për mirëmbajtjen e tij.

Në javët e ardhshme ne do të vëzhgojmë se si ngrihen në këmbë forcat demokratike dhe si ato organe kontrolli që ekzistojnë akoma, do të përpiqen të rimarrin fuqinë për të përkufizuar faktet.

Pas këtyre kongreseve të partisë dhe reagimeve ndaj tyre, duhet të shqetësohemi vërtet për këtë vend.

Shtrohet pyetja, çfarë mund të thotë rizgjedhja e mundshme e një populisti për demokracitë e tjera? A është ky një hap paraprirës i zhvillimit të përbotshëm?

Ne jetojmë kohë, në të cilat shoqëritë e kanë gjithnjë më të vështirë të bien dakord për një realitet të përbashkët. SHBA po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një spektakli, që supozohet t’u japë pjesëmarrësve, qytetarëve, ndjenjën e të qenit heronj. Edhe kur kjo nuk ka asnjë lidhje me realitetin. /DW

Tags: betejepopulli amerikanTrump

TË LIDHURA

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person
Bota

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

09:31 | 07/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët
Bota

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Foshnja shpëton pas hedhjes nga dritarja — pamjet e momentit
Bota

Foshnja shpëton pas hedhjes nga dritarja — pamjet e momentit

21:02 | 06/06/2025
Next Post
Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Zbuloni shenjat me fat për sot, ja çfarë thotë horoskopi

Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat

I morën 40 milionë lekë dhe e dhunuan, ky është kambisti që u grabit mbrëmë në Prrenjas

I morën 40 milionë lekë dhe e dhunuan, ky është kambisti që u grabit mbrëmë në Prrenjas

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com