Mbrojtësi anglez Harry Maguire është konfliktuar më herët me një grup të rinjsh, teksa një biznesmen shqiptar goditi me thikë në krah motrën e 27-vjeçarit, Dejzi.
‘Mollë sherri’ për këtë sherr të dhunshëm duket se është bërë e motra e Harry Maguire, pasi kishte refuzuar që të kalonte kohën me biznesmenin shqiptar. Lajmin në fjalë e ka përcjellë media britanike “The Sun”.
Tabloidi i njohur shton se Meguire është hedhur në sulm menjëherë, teksa në ndihmë të biznesmenit shqiptar (emri të cilit ende nuk bëhet i ditur) u përfshinë dhe disa bashkëkombas të tij.
Kjo situatë nuk ka përfunduar me kaq, pasi lojtari i Anglisë kur ka tentuar të çonte në spital motrën e tij me taksi, është konfliktuar dhe me një polic, i cili ishte veshur civil.
Harry Maguire është ndaluar nga policia greke, ndërsa ka kaluar natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për “agresion”, “prishje të qetësisë publike”, “dhënie ryshfeti për policinë”, nëse do të largohej menjëherë nga Greqia. Besohet se ai është kthyer në atdhe.