Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Alexei Navalny në gjendje të stabilizuar në Berlin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Alexei Navalny në gjendje të stabilizuar në Berlin

Opozitari rus, Alexei Navalny po trajtohet në spitalin Charite.

Në gjendje kome ai mbërriti të shtunën në Berlin. Më parë ka pasur grindje mes mjekëve rusë e gjermanë për aftësinë transportuese të pacientit.

44-vjeçari, Alexei Navalny ka mbërritur për trajtim në spitalin Charite në Berlin. Avioni i marrë nga iniciativa „Cinema für Peace” me Navalny në bord mbërriti të shtunën në mëngjes në aeroportin Berlin Tegel. Prej andej Navalny u dërgua menjëherë për trajtim në spitalin Charite.

Gjendja e tij në spital në Berlin konsiderohet si e “stabilizuar”.

Por mjekët janë duke zhvilluar kontrolle të gjera për të kuptuar gjendjen e Navalnyt, kontrolle që mund të zgjasin.

„Lufta për jetën dhe shëndetin e Aleksejit sapo ka filluar, ka ende shumë për të bërë, por të paktën u bë hapi i parë”, shkroi në Twitter zëdhënësja e Navalnyt, Kira Jarmysh pas fluturimit nga metropoli siberian, Omsk. Ajo shprehu falënderim për mbështetjen që iu dha opozitarit.

Grindje mes mjekëve rusë e gjermanë

Fluturimi nga Omsk u shty për disa orë. Sipas autoriteteve ruse arsye ishte respektimi i kohës së pauzës nga pilotët. Më parë ka pasur një grindje mes mjekëve rusë dhe gjermanë për aftësinë shëndetësore të të sëmurit për transport. Mjekët rusë deklaruan të premten se gjendja e 44-vjeçarit është shumë jo e stabilizuar, prandaj ai nuk mund të sillet në Gjermani.

Këtë e kundërshtuan mjekët gjermanë, pasi e vizituan Navalnyn.

Të premten në mbrëmje pastaj mjekët rusë në Omsk lejuan transportimin e Navalnyt. Kritiku i njohur i presidentit, Putin u dërgua me emergjencë në spital në Moskë të enjten, pasi gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë, ai humbi vetëdijen. Rrethi i afërt i Navalnyt ka mendimin, se ai është helmuar qëllimisht. Me gjasë ka pasur helm në çajin që ai piu në fluturim. Mjekët në Omsk e kundërshtuan këtë. Ata janë shprehur për një „sëmundje të metabolizmit”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kishte thënë më parë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas të premten. /DW

Tags: Alexei NavalnyBerlingjendje

TË LIDHURA

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika
Bota

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez
Bota

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina
Bota

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025
Next Post
Miqësore të shumta sot, katër ekipe të Superiores në fushë

Miqësore të shumta sot, katër ekipe të Superiores në fushë

Pirlo kërkon Nesta-n te Juventusi

Pirlo kërkon Nesta-n te Juventusi

Kosovë/ Bilanci nga pandemia për 24 orët e fundit

Kosovë/ Bilanci nga pandemia për 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com