Pak çaste më parë ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, Stjuart Smakaj, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij të ngushtë, Gledis Kraja pak ditë më parë. Familjarët nuk janë të pranishëm në ambientet e brendshme të gjykatës, por edhe jashtë saj.
Hetimet kanë treguar se Gledis Kraja është viktimë aksidentale e ngjarjes në Shkodër, pasi shënjestër e vëllezërve Smakaj ka qenë Denis Halili.
Stjuart Smakaj që aksidentalisht vrau shokun e ngushtë, i penduar është shprehur para grupit hetimor pas dorëzimit se nuk e dinte që në makinën drejt së cilës qëlloi nga kati i dytë i banesës, ndodhej shoku i ngushtë Gledis Kraja.
23-vjeçari ka treguar se shënjestra ka qenë Denis Halili, pas debatit që kishin pasur. “Nuk e dija që në makinë ishte edhe shoku im. Kam debatuar me Denis Halilin, dhe kam qëlluar nga kati i dytë i pallatit”, mësohet se është shprehur ai.