gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Luftanija amerikane arrin në Kretë mes tensioneve greko-turke në rritje

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Luftanija amerikane arrin në Kretë mes tensioneve greko-turke në rritje

Luftanija amerikane “USS Hershel Woody Williams” ka mbërritur në ishullin grek të Kretës, me misionin për të vëzhguar tensionet e përshkallëzuara midis aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjetike në Mesdheun lindor.

Anija amerikane u bashkohet forcave detare të Bashkimit Evropian dhe Rusisë, duke ngritur shqetësimet në Greqi mbi pasojat që mund të sjellë kjo rritje e pranisë ushtarake.

Ekspertët ushtarakë e përshkruajnë luftanijen “USS Hershel Woody Williams” si një bazë ushtarake lundruese, e dyta e një brezi të ri të anijeve masive që Marina amerikane tani po i përdor si qendra transporti dhe mbështetjeje të shpejtë për operacionet ushtarake.

Anija me gjatësi 230 metra, me madhësinë e disa rrokaqiejve, ishte më herët në Napoli të Italisë, për një ndalesë logjistike rutinë para se të dërgohej në Kretë, ku është në gjendje gatishmërie, pasi Greqia dhe Turqia janë në një ngërç diplomatik dhe ushtarak mbi një zonë detare.

Anije luftarake greke dhe turke janë dislokuar në rajon që kur Presidenti Recep Tajip Erdogan urdhëroi dërgimin e një anijeje kërkimore në Mesdheun lindor për të studiuar burimet e gazit dhe naftës.

Greqia thotë se shtrati i detit në brigjet e Kretës dhe ishujt e tjerë të rajonit janë territor i saj dhe se Athina ka të drejtë ta shfrytëzojë atë, një pretendim që Turqia e ka hedhur poshtë vazhdimisht, duke thënë se ishujt nuk kanë të drejtë të përdorin atë që njihet si një zonë ekskluzive ekonomike.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë hollësi mbi urdhrat që ka marrë luftanija “Hershel Woody Williams” ose sa kohë ajo do të qëndroj atje.

Por prania e saj pason dërgimin nga Franca javën e kaluar të disa anijeve luftarake në Mesdheun lindor, një veprim që tërhoqi shpejt vëmendjen e Moskës. Marina ruse më pas dërgoi anijet e saj luftarake.

Ministri i Jashtëm i Qipros Nikos Christodoulidis tha se forcat nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera në rajon ka të ngjarë të arrijnë dhe të bashkohen në këtë përpjekje.

Ai tha se zyrtarët grekë po përpiqen për këtë dhe presin këtë grumbullim të forcave ndërsa Athina përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike. Zoti Christodoulidis përshëndeti rritjen e pranisë ushtarake duke e quajtur atë një provë të vendosmërisë së Perëndimit për të bllokuar atë që ai e quajti ndikim në rritje të Turqisë në rajon.

Analisti Kostas Ifandis, profesor i studimeve ushtarake dhe marrëdhënieve diplomatike, dyshon se demonstrimi i forcës do t’i ndryshojë gjërat.

Ai thotë se nëse situata tensionohet edhe më tej, ne mund të shohim mobilizimin e vendeve të tjera si Egjipti. Por, nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian, thotë ai, nuk ka të ngjarë që kjo rritje e pranisë ushtarake të ketë ndikim mbi Turqinë sepse partneri i saj më i madh tregtar dhe aleati më i ngushtë, Gjermania, nuk ka gjasa t’i bashkohet një manovrimi të tillë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës aktualisht kryeson presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, është përpjekur të bindë Athinën dhe Ankaranë që të hyjnë në negociata mbi pretendimet kundërshtuese që secila palë ka mbi të drejtat ajrore dhe detare në rajon.

Gjermania nuk është treguar e gatshme për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Turqisë, por ka këshilluar qeverinë në Ankara që të tërheqë anijen e saj kërkimore nga ujërat e debatueshme.

Turqia ka thënë se do të vazhdojë studimin e rajonit të kontestuar deri në javën e ardhshme.

Por grumbullimi i anijeve, nëndetëseve dhe madje edhe avionëve luftarakë në rajon, ka shtuar frikën e ekspertëve për mundësinë e një aksidenti që do të shkaktonte një konfrontim më të madh midis Greqisë dhe Turqisë.

Në një incident të fundit, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë thanë se një anije greke u përplas me pjesën e pasme të një anijeje turke ndërsa anija greke ndërhyri për t’ia ndërprerë rrugën asaj. Asnjëra nga anijet nuk pësoi dëme, por incidenti bëri që forcat e armatosura nga të dyja palët të vendoseshin në gjendje gatishmërie. /Voa

Tags: KretëLuftanija amerikanetensione

TË LIDHURA

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

22:54 | 24/03/2026
Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës
Bota

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore
Bota

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Next Post
Fluturimi i përbashkët Izrael-Gjermani simbolizon një ‘marrëdhënie unikale’

Fluturimi i përbashkët Izrael-Gjermani simbolizon një 'marrëdhënie unikale'

Trajneri i ri i Barcelonës: Messi më i miri në botë

Trajneri i ri i Barcelonës: Messi më i miri në botë

Hoti: Vjosa Osmani nuk duhet të largohet nga LDK

Hoti: Vjosa Osmani nuk duhet të largohet nga LDK







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com