Te Barcelona, revolucioni i madh ka nisur!
Pas shkarkimit të Quique Setien dje, sot është marrë një tjetër vendim i rëndësishëm.
Presidenca katalanase ka shkarkuar Eric Abidal.
Ish-futbollisti katalanas mbulonte rolin e drejtorit sportiv, por tashmë është shkarkuar dhe ky pozicion mbetet i lirë.
Presidenti Bartomeu duket i prerë në vendimet e tij.
Përveç lëvizjeve në drejtim, priten të largohen dhe shumë futbollistë nga kampi blaugrana, ku më të rrezikuarit janë ata mbi 30. Suarez, Busquets, Pique, Vidal, Rakitic e të tjerë mund të konsiderohen të larguar, shkruan “abcnews”.