Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Opozita bjelloruse: 26 vite makth duhet të marrin fund

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Opozita bjelloruse: 26 vite makth duhet të marrin fund

Qindra mijëra vetë kërkuan në “Marshimin e Lirisë” në Minsk dorëheqjen e presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.

Kandidatja e opozitës, Tichanovskaja gati për të drejtuar vendin e të organizojë zgjedhje të lira.

Ishte një nga demonstratat më të mëdha të organizuara nga opozita që nga pavarësia e vendit në vitin 1991.

Më shumë se 100.000 vetë u grumbulluan në kryeqytetin Minsk të dielën. Edhe në qytete të tjera njerëzit dolën në rrugë të protestonin. Ata duan që presidenti që qeveris prej 26 vitesh Bjellorusinë të largohet.

“Ne duam një vend pa Lukashenko” dëgjoheshin thirrjet e shumë demonstruesve. “Ik!”, “Vrasës!” dhe “Liri për të burgosurit politikë” ishin thirrjet e tjera. Në kolonën e demonstruesve marshonin disa grupe që mbanin flamujt e opozitës me shirita të bardhë e të kuq deri në 100 metra të gjatë. Ky flamur i nxjerrë nga përdorimi nga Lukashenko konsiderohet si simbol i opozitës së vendit europianolindor.

Si shenjë e protestave paqësore shumë përkrahës të opozitës mbanin veshje të bardha, lule dhe tullumbace. Tek mbështetësit e “Marshit të Lirisë” renditen edhe gazetarë të njohur të televizionit shtetëror, studiues, njerëz të biznesit e diplomatë të lartë.

“Bjellorusi e re”

Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kandidates opozitare të arratisur në Lituani, Svetlana Tichanovskaja, për protesta në fundjavë në të gjithë vendin. Ajo bëri të ditur themelimin e një komiteti që do të përgatisë ndërrimin e qeverisë në Bjellorusi.

Në një mesazh me video nga Lituania, Tichanovskaja ka bërë të ditur, se është gati të drejtojë vendin dhe se do të krijojë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira e të ndershme. Pas zgjedhjeve, Tichanovskaja u largua nga vendi, sipas të dhënave të ekipit të saj pas kërcënimeve. Bashkëshorti i saj opozitar ndodhet në Bjellorusi në burgim.

Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e opozitës në Minsk tha para demonstruesve, se “26 vite makth duhet të marrin fund”.

Kolesnikova kishte punuar ngushtë me kandidaten e opozitës gjatë fushatës zgjedhore. Në mbrëmjen e së dielës u grumbulluan në Minsk sërish disa mijëra vetë që protestuan kundër Lukashenkos.

“Ne besojmë, se po ngrihet një Bjellorusi e re”, thotë një demonstruese. Të tjerë shprehen, se nuk duan më të dëgjojnë gënjeshtrat e Lukashenkos dhe diktaturën.

Pavarësisht protestave masive në vend, presidenti Lukashenko lufton të qëndrojë në post.

Ai u përpoq në një kundërdemonstratë të mobilizojë përkrahësit e tij. Punonjësit e administratës shtetërore u sollën me autobusë nga i gjithë vendi në kryeqytetin Minsk.

Me rreth 10.000 vetë, Lukashenko grumbulloi shumë më pak njerëz në rrugë. “Më shumë se 80% e votave nuk mund të gënjejnë”, tha Lukashenko para demonstruesve duke iu referuar zgjedhjeve të së dielës javën e kaluar. Ai theksoi, se nuk do t’ia “dorëzojë” vendin opozitës. /DW

Tags: 26bjellorusiopozita

TË LIDHURA

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”
Bota

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar
Bota

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Pezullohet ligji që u ndalonte burrave gjermanë të largoheshin nga vendi pa marrë leje nga ushtria
Bota

Pezullohet ligji që u ndalonte burrave gjermanë të largoheshin nga vendi pa marrë leje nga ushtria

20:29 | 08/04/2026
Next Post
Konjufca: Pandemia do të menaxhohej më mirë pa qeveri, se sa me Qeverinë Hoti

Konjufca: Pandemia do të menaxhohej më mirë pa qeveri, se sa me Qeverinë Hoti

Interi në avantazh, Lautaro gjen golin e 20-të sezonal

Interi në avantazh, Lautaro gjen golin e 20-të sezonal

Dhëndri infektohet pak ditë para dasmës, nusja shkon në spital e martohet me të

Dhëndri infektohet pak ditë para dasmës, nusja shkon në spital e martohet me të







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com