Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Fushata Trump: Kamala Harris, e ligjshme për nënpresidente

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Fushata Trump: Kamala Harris, e ligjshme për nënpresidente

Shtëpia e Bardhë pohoi të dielën që senatorja demokrate e Kalifornisë, Kamala Harris, plotëson kushtet ligjore për të qenë kandidate për nënpresidente, duke i dhënë fund një aludimi të Presidentit Donald Trump se ajo mund të mos kishte të drejtë të shërbente nëse zgjidhet në nëntor, sepse ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër emigrantë.

Harris, tani 55 vjeç dhe e përzgjedhur javën e kaluar nga ish nënpresidenti Joe Biden për të qenë bashkë-garuese e tij në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, lindi në vitin 1964 në qytetin perëndimor të Oaklandit në Kaliforni. Ajo është vajza e një nëne indiane që kishte emigruar në Sh.B.A për të ndjekur shkollën e lartë dhe një babai nga Xhamajka, duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë të nominuar në këtë post nga një parti kryesore në Sh.B.A.

Sipas Kushtetutës, ajo është amerikane duke qenë se ka lindur në SH.B.A.

“Sipas mendimit tonë, çështja është e mbyllur,” tha këshilltari i fushatës Trump Jason Miller në një intervistë për “This Week” të kanalit ABC News.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha për rrjetin CNN se presidenti Trump e pranon që Harris ka të drejtë të shërbejë si nënpresidente nëse dyshja Biden-Harris fiton zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj presidentit Trump dhe nënpresidentit Mike Pence që kërkojnë një mandat të dytë katër vjeçar.

Zoti Meadows tha se ai ishte më i shqetësuar për pikëpamjet politike të qendrës së majtë të zonjës Harris, të cilat kundërshtohen nga presidenti Trump dhe republikanët.

Jenna Ellis, këshilltare e lartë juridike në fushatën Trump, javën e kaluar doli me teorinë e konspiracionit se zonja Harris ishte e papërshtatshme për të kandiduar për nënpresidente për shkak të statusit të imigracionit të prindërve të saj në kohën kur ajo ka lindur.

Por zoti Miller tha: “Zonja Ellis nuk flet në emër të fushatës. Unë po.”

Fushata e zotit Biden denoncoi si “të neveritshme” pretendimet se zonja Harris ishte e papërshtatshme.

Presidenti Trump për vite me radhë ushqeu pretendimin e rremë se Barack Obama ka lindur në Kenia e jo në Hauai dhe kështu nuk kishte të drejtë të shërbente si president para se të deklaronte gjatë fushatës së tij për vitin 2016 se Obama është në fakt amerikan. Presidenti Trump i quajti javën e kaluar pyetjet e ngritura mbi legjitimitetin e zonjës Harris që të kandidojë për nënpresidente si “shumë serioze”.

Javën e kaluar Ellis promovoi një artikull opinionist në gazetën Newsweek të shkruar nga John Eastman, profesor i drejtësisë në Universitetin Chapman në Kaliforni dhe një studiues i vjetër në Institutin Claremont, një qendër e ideve konservatore.

Në artikullin e tij, Eastman vinte në pikëpyetje nëse prindërit e zonjës Harris ishin shtetas amerikanë në kohën e lindjes së saj apo “thjesht vizitorë të përkohshëm”, duke shtuar se ishte e mundur që zonja Harris “nuk i nënshtrohej juridiksionit të plotë të Shteteve të Bashkuara në lindje”.

Ellis tha, “është një pyetje e hapur, dhe mendoj se zonja Harris duhet të përgjigjet, në mënyrë që populli amerikan ta dijë me siguri që ajo është e ligjshme.”

Por Miller dhe Meadows nuk i kushtuan rëndësi komenteve të saj në intervistat e programeve televizive të së dielës, një ditë përpara hapjes së Kuvendit Kombëtar Demokrat të hënën që do të emërojë zyrtarisht dyshen Joe Biden dhe Kamala Harris për të garuar kundër dyshes Trump dhe Pence. /Voa

Tags: e ligjshmeKamala HarrisTrump

TË LIDHURA

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja
Bota

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025
Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun
Bota

Izraeli “duartroket” përpjekjet, qeveria libaneze mirëpret planin e ushtrisë për të çarmatosur Hezbollahun

20:33 | 05/09/2025
Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit
Bota

Nga pyjet e Amazonës te Europa dhe Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

20:27 | 05/09/2025
Next Post
Messi vendos, iu komunikon largimin drejtuesve

Messi vendos, iu komunikon largimin drejtuesve

Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Eliminohen radhët në kufi, nga sot hyjnë në fuqi kufizimet e reja për kalimin në Greqi

Eliminohen radhët në kufi, nga sot hyjnë në fuqi kufizimet e reja për kalimin në Greqi

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com