Një kufomë është gjetur e mbytur ditën e sotme në ujërat e Vjosës në Memaliaj.
Sipas policisë, trupi i përket nje gruaje rreth moshës 44 vjeç. Ka qenë një i ri i cili e ka gjetur kufomën gjysmë të dekompozuar dhe ka njoftuar policinë.
Në vendngjarje është paraqitur grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës, të cilët kanë nxjerrë trupin e pajete të gruas 44-vjeçare dhe e kanë transportuar në morgun e spitalit të qytetit.
Nuk dihet ende identiteti i gruas apo rrethanat e ngjarjes.