Një oficer policie në Atlanta të SHBA-ve është akuzuar për vrasje, pas të shtënave me armë ndaj afro-amerikanit, Rayshard Brooks.
Një ish-koleg i cili është gjithashtu i akuzuar për këtë çështje ka pranuar të dëshmojë kundër ish-oficerit.
Vdekja e Brooksit, e dokumentuar edhe me pamje filmike në rrjetet sociale, ka bërë që të ketë tensione në vend dhe të shmanget brutaliteti policor e racizmi në sistemin e drejtësisë amerikane.
Brooks, babai i një fëmije 3 vjeç kurrë nuk e ka treguar veten agresivë ndaj dy oficerëve të bardhë, që qëlluan kundër tij, tha për një konferencë shtypi Prokurori i Qarkut Fulton, Paul Houard.
Garrett Rolfe, oficeri që qëlloi Brooksin dhe u shkarkua ditën e nesërme pasi u publikua videoja. Ai ka zyrtarisht 11 akuza, duke përfshirë vrasje, sulm vdekjeprurës me armë zjarri dhe shkelje të betimit të detyrës.
Rolfe, 27 vjeç, përballet me mundësinë e burgosjes përjetë ose dënimin me vdekje nëse merr dënim nga gjykata, shtoi Howard. Devin Brosnan, 26 vjeç, oficeri tjetër në vendngjarje, u akuzua për sulm të rëndë dhe shkelje të betimit të tij të detyrës, shtoi Howard.