Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Çfarë bëri Turi se na iku truri?” QSHA reagon për pyetjet e provimit

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Çfarë bëri Turi se na iku truri?” QSHA reagon për pyetjet e provimit

Një nga memet që u shpërnda më shumë pas provimit të Gjuhës Shqipe, ishte ajo që lidhej me Turin.

“Çfarë bëri Turi se na iku truri”! ishte dhe një nga pankartat e maturantëve që protestuan për pyetjet e vështira dhe disa edhe absurde që ranë gjatë testit.

Njëra prej pyetjeve kishte dhe një situatë imagjinare me një personazh të quajtur Turi, për të cilin duhej të zgjidhje alternativën e duhur si më poshtë.

Ndërkohë sapo ka reaguar Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi pyetjet e provimit dhe jo vetëm.

“QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues. Ky program është hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP)”- sqaron Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Përgjigjja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi kërkesën e depozituar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sot, më 13.06.2020: 

“Matura Shtetërore 2020

Përgjigje ndaj kërkesës së paraqitur në MASR

QSHA sqaron sa më poshtë:

QSHA është e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura.

QSHA garanton profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e specialistëve kontribues në hartimin e testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues.

Ky program është hartuar nga Agjencia e
Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

Identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant është bërë për dy arsye:

së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe jo nga vlerësues fizikë.

Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara
(p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.

së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset.

Veç të tjerash, materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është ngritur për të garantuar transparencën e procesit.
2
Për sa i takon personalizimit të testeve, në të gjitha rastet, edhe nëse përdoren barkode, testet mund të jenë të identifikueshme lehtësisht nga QSHA.

Institucioni e ndërton procedurën e vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve dhe publikimin e rezultateve të tyre mbi protokolle sigurie tejet të larta, të cilat nuk cenojnë konfidencialitetin e të dhënave.

QSHA mbetet në dispozicion të çdo kërkese nga ana e maturantëve për të parë jo vetëm saktësinë e vlerësimit, por edhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Provimet kombëtare, janë vlerësime të jashtme, që matin në mënyrë të standardizuar arritjet e nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të lartë, përkundrejt vlerësimit të brendshëm të shkollës. Si të tilla, ato priren të garantojnë një standard vlerësimi në nivel kombëtar.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se, edhe në rastin e shkollave profesionale, testi është bazuar në programin orientues përkatës”. 

Tags: provimQSHAturi

TË LIDHURA

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë
Aktualitet

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

10:25 | 13/08/2025
Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave
Aktualitet

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave

10:11 | 13/08/2025
Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore
Aktualitet

Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

10:04 | 13/08/2025
Next Post
Trump: Po mbyllim epokën e luftrave të pafundme

Trump: Po mbyllim epokën e luftrave të pafundme

Astir/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e gjashtë

Astir/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e gjashtë

Nis me supergol gjysmëfinalja e Kupës së Italisë

Nis me supergol gjysmëfinalja e Kupës së Italisë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë
Aktualitet

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

by mirseda
10:25 | 13/08/2025
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se aktualisht 5 helikopterë po...

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave

10:11 | 13/08/2025
Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

10:04 | 13/08/2025
Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin

09:31 | 13/08/2025
Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

09:23 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com