Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Mal të Zi

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Mal të Zi

Policia malazeze hodhi gaz lotsjellës të mërkurën mbrëma për të shpërndarë grupe protestuesish në Nikshiq dhe Plevle, të cilët u përleshën me forcat e rendit duke kërkuar lirimin e një peshkopi të Kishës Ortodokse Sërbe që u arrestua për shkeljen e masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj u ndaluan të martën pas një liturgjie e cila u mbajt me gjithë ndalesën e tubimeve për shkak të koronavirusit.

Policia e Malit të Zi tha në një postim në twitter se të paktën 4 pjesëtarë të saj pësuan plagë gjatë përleshjeve të së mërkurës mbrëma.

Sipas policisë qytetarët që u mblodhën në dy qytetet malazeze “hodhën gurë, shishe dhe mjete piroteknike mbi forcat e policisë. Me këtë rast u plagosën 4 pjesëtarë të policisë”, thuhet në njoftim sipas të cilit “arrestimi i atyre që janë përgjegjës për incidentet është duke u zhvilluar”.

Protestat pasuan një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe qeverisë së Malit të Zi, për shkak të ligjit për liritë fetare që u miratua më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse serbe, është hartuar për t’i marrë pronat e saj.

Udhëheqësit e kësaj kishe thonë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e saj, duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.

Këto pretendime janë mohuar vazhdimisht nga qeveria malazeze. Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po nxitë politikat pro-serbe brenda vendit dhe po përpiqet të dëmtojë shtetësinë e tij.

Mali i Zi, një vend i vogël buzë detit Adriatik me 620 mijë banorë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006. Në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s.

Mali i Zi deri tani ka raportuat 324 raste të të prekurve nga koornavirusi, nga pasojat e të cilin kanë humbur jetën 9 persona dhe është vendi më situatën më të mirë sa i përket pandemisë në rajon. /Voa

Tags: Mal i ZiPërleshjepolici

TË LIDHURA

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni
Rajoni

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni

11:44 | 16/06/2025
“SHKUNDET” Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit
Rajoni

“SHKUNDET” Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit

11:09 | 16/06/2025
Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb
Kosovo

Beogradi: Kosova ndalon 3 zyrtarë dhe një ish-polic serb

16:51 | 14/06/2025
Next Post
Maliqi apel qytetarëve: Ngrihuni në revolucion, ose Shqipërinë e merr lumi

Maliqi apel qytetarëve: Ngrihuni në revolucion, ose Shqipërinë e merr lumi

Grupi demokrat shkarkon Rudina Hajdarin

Grupi demokrat shkarkon Rudina Hajdarin

Hetimet për koronavirusin/ Kina e gatshme të sanksionojë zyrtarë të SHBA-së

Hetimet për koronavirusin/ Kina e gatshme të sanksionojë zyrtarë të SHBA-së

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit
Bota

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

by mirseda
12:22 | 16/06/2025
0

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka nisur një sulm të ri në perëndim të Iranit. Agjencia e...

Nis Ministeriali i SEECP, ministri Hasani: Zgjerimi i BE, jo vetëm një proces politik,

Nis Ministeriali i SEECP, ministri Hasani: Zgjerimi i BE, jo vetëm një proces politik,

11:56 | 16/06/2025
NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

11:53 | 16/06/2025
Brad Pitt zbulon një kusht për të punuar me Tom Cruise

Brad Pitt zbulon një kusht për të punuar me Tom Cruise

11:46 | 16/06/2025
Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni

11:44 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com