Pak çaste më parë, klubi i Bayern Munchen ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës edhe për tre vite me futbollistin Thomas Müller. Sulmuesit i skadonte kontrata në vitin 2021 dhe për të kishin nisur të qarkullonin shumë lajme merkato.
Megjithatë, palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin dhe drejtuesit bavarez nuk kanë lejuar të humbasin një prej senatorëve të skuadrës. Muller, 30-vjeçar, është pjesë e rekordmenëve gjermanë prej vitit 2008 duke koleksionuar 521 prezenca ndërsa ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës plot 195 herë.
Tashmë, në shtëpinë e Bayern mbetet për t’u parë nëse do ia dalin të gjejnë gjuhën e përbashkët me një tjetër lider, siç është portiere Manuel Neuer. Për momentin bisedimet me gardianin kanë ngecur në vendnumëro për shkak të kërkesave që nuk përputhen.