E enjte, 9 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Thyejnë rregullat e izolimit/ Dhunë ndaj policisë, shqiptarët s’duan t’ia dinë për gjobat

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Kishte ngritur një skemë mashtrimi, policia kap 24-vjeçaren e cila ishte në kërkim

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 24-vjeçare me inicialet D.S., ndërsa Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë...

Çdo ditë Policia e Shtetit njofton lidhur me masat që ka marrë ndaj qytetarëve, të cilët janë ndëshkuar referuar situatës nga koronavirusi. Qytetarët shqiptarë shkelin rregullat, e ndërsa uniformat blu vijojnë me vendosjen e gjobave. Ndonëse u bënë disa javë që Shqipëria është e izoluar, shqiptarët janë të pabindur nga rregullat e shtetit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 270 shtetas kanë lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Ata janë gjobitur nga ana e policisë. Po kështu janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në kryeqytet është arrestuar në flagrancë shtetasi K. J., 18 vjeç. Gjatë pasdites së djeshme duke lëvizur pa leje, ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e policisë. Po kështu, u proceduan penalisht shtetasit L. GJ., 20 vjeç dhe E. J., 25 vjeç, banues në Tiranë. Dy të rinjtë janë konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë.

Në Berat është arrestuar në flagrancë shtetasi D. R., 33 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. P., 49 vjeç. Ata janë konstatuar nga punonjësit e policisë duke lëvizur pa mjet identifikimi, jashtë orarit të lejuar të lëvizjes. Dy shtetasit në fjalë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit për në komisariat, ku shtetasi D. R. i ka kundërshtuar punonjësit me dhunë.

Njoftimi

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.11 mg/l.

Lexo edhe :   Përkeqësimi i situatës së pandemisë/ Vjosa Osmani fton Hotin për raportim në Kuvend
Lexo edhe :   “Shpërndaj dashuri!” Infermierja që gjeti mënyrën perfekte për të argëtuar pacientët e infektuar

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 270 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi K. J., 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse gjatë pasdites së djeshme duke lëvizur pa leje ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit L. GJ., 20 vjeç dhe E. J., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse janë  konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë.

Në Berat është arrestuar në flagrancë shtetasi D. R., 33 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. P., 49 vjeç, pasi janë konstatuar nga punonjësit e Policisë duke lëvizur pa mjet identifikimi, jashtë orarit të lejuar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në komisariat, ku shtetasi D. R. i ka kundërshtuar punonjësit me dhunë.

Në Pogradec, nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për personat e vetëkarantinuar,  janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasja D. K., 32 vjeçe dhe  I. M., 26 vjeç, të cilët ishin kthyer nga një qytet i Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ishin vetëkarantinuar, por janë konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Sukth, gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Durrës është konstatuar i hapur për herë të dytë, lokali “Bar kafe” në administrim të shtetasit A. J., të cilit iu bllokua aktiviteti për 6 muaj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimi për Bylis-Tirana, pse Halili nuk u paraqit në FSHF

Një pjesë e rëndësishme e vlerësimit të integritetit të takimit të luajtur më 2 korrik mes Bylisit e Tiranës do të bëhet pas dëshmisë...

“Fituesi i koncesionit të Milot-Fier është paracaktuar”, Tabaku tregon faktet

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, akuzon sërish qeverinë lidhur me projektin e rrugës Milot-Fier, duke e cilësuar si një aferë. Përmes një postimi në Facebook,...

Gjykata pushon çështjen për ish-ambasadoren Ardiana Hobdari

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi. Lidhur me këtë çështje ishte nën akuzë edhe ambasadorja shqiptare, Ardiana...

Publikohet data/ Ja kur do votohet Reforma Zgjedhore

Partia Socialiste bëri me dije se Reforma Zgjedhore do të votohet në seancën e 23 korrikut, një javë para afatit. PS ka mbledhur pas seancës...

Rivaldo: Lautaro nuk bën punë, Neymar të rikthehet tek Barcelona

Rivaldo preferon rikthimin e Neymar tek skuadra e Barcelonës, përpara blerjes së sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Ai beson se është koha që që Barcelona...