Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Evropa dhe BE-ja pas pandemisë  

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Evropa dhe BE-ja pas pandemisë   

Dr. Teuta Nunaj

Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie

Pandemia është kryefjala e diskutimeve më të mëdha botërore sot dhe ngjarja që pritet të na ndryshojë të gjithëve. Historia botërore që njohim si të dokumentuar, fillon me antikitetin evropian dhe zbulimet e mëdha të kontinenteve kanë treguar se qytetërimet kishin një bazë të madhe e të qëndrueshme në Evropë. Trashëgimia më e madhe botërore e artit, arkeologjisë, ekonomisë, shkencës vjen nga Evropa, ndaj po ta quash Evropën djep të trashëgimisë botërore nuk besoj se bëhet ndonjë gabim shkencor. Në Evropë lindi kapitalizimi, në Evropë lindi Republika, në Evropë lindi organizmi unikal siç është Bashkimi Evropian, në Evropë u realizuan veprat më të mëdha e më të shumta në të gjitha zhanret artistike, në Evropë po ashtu filluan edhe dy luftrat e mëdha botërore të shekullit të kaluar, që shkatërruan një botë të tërë, përfshi edhe Evropën.

Evropa heterogjene në kombe, raca e etni pas mbi 70 viteve përpjekje madhore për unifikim, po ndalet. U desh një pandemi botërore që të lëkundte një strukturë 70 vjeçare evropiane dhe të nxjerri në pak mentalitetin dominues evropian. Kriza shëndetësore e pandemisë nxorri zbuluar funksionimin real të një organizate sui generis për nga lloji, organizatë e cila në 30 vitet e fundit është rritur, por njëkohësisht edhe është përballur me kriza të shumta. Ndarjet kanë dominuar mbi të përbashkëtat; krizat e zgjidhura përgjysëm janë rizgjuar; pazgjidhshmëritë e plota të problemeve kanë ngritur krye; fryma nacionale po del gjithnjë e më shumë në pah, kundrejt frymës bashkuese evropiane; interesi kombëtar po mbizotëron interesin rajonal evropian.

Kriza e paparashikuar shëndetësore e pandemisë, si kurrë më parë, u kthye brenda natës edhe në një krizë ekonomike për të gjithë botën, rënia ekonomike është e pashmangësme, por reagimi i qeverive do na tregoj në të ardhmen e afërt dhe të largët sesa do të jetë kjo rënie dhe sa dëme do na sjellë. Kriza shëndetësore u kthye në epiqendrën e krizave që ka kaluar BE-ja në këto dy dekadat e fundit: (i) zgjerimi i BE-së në lindje, nuk solli përputhshmërinë e pritshme; (ii) problemi i njohjes së pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës, na tregoi ndasitë e vjetra të shteteve anëtare dhe nuk pati unision vendimesh, edhe sot 5 shtete të BE-së ende pas 22 vitesh nuk e njohin pavarësinë e saj dhe BE-ja hesht; (iii) kriza e emigrantëve e vitit 2015 u trajtua në mënyrë nacionale më shumë sesa evropiane; (iii) Brexit tregoi se ndjenjat kombëtare janë më të forta se ato evropiane, se Evropa shihet si një bashkim kombesh me interesa të ndryshme dhe jo si një bashkësi unike për të ecur së bashku në të njëjtën rrugë; (iv) mjaftoi pandemia, që kufijtë sa hap e mbyll sytë të mbylleshin në mënyrë të njëanshme dhe me vendime nacionale, pa marrë në konsideratë në këtë rast, se një marrëveshje e mëparshme “detyronte” shtetet që de jure të “fshinin” kufijtë mes tyre; (v) apo që tregtia ndërkombëtare të ndalohej me urdhër qeveria, pasi mbrojtja e jetës së qytetarit të një vendi, kishte më shumë rëndësi, sesa mbrojtja e një qytetari tjetër evropian, qoftë ky edhe italian. Pasi italianët dhe qeveria Conti ngritën fuqishëm zërin dhe jo vetëm ata, si dhe pasi bota mbarë mësoi për situatën, BE-ja filloi riorganizimin në nivel organizate.

Tashmë jemi të vetëdijshëm se BE-ja ka pësuar lëkundje, por themelet i ka ende të forta. Vazhdimësia dhe ndikimi që ajo do të ketë në ardhmërinë e Evropës dhe në rolin e saj në botë, do të varet drejtpërdrejtë nga efikasiteti dhe efiçenca që liderat e saj do të shfaqin në zgjidhjen e problemeve pos convid-19, ku ato ekonomike do jenë në dominancë. Pandemia nxorri në pah ndarjet dhe BE-ja nuk mund të vazhdojë normalitetin, nëse ajo nuk punon fort për të mbyllur në themel përçarjet e jo thjesht për t’i mbyllur nga sipër ato. Solidariteti që ishte baza e themelimit dhe ngritjes së strukturave të BE-së, papandehur i zuri vendin interesit të ngushtë kombëtar. Për t’u mbrojtur dhe për të dalë të fituar nga kriza e pandemisë botërore, BE-ja ka më shumë se kurrë nevojë për unifikim dhe bashkëpunim mes shteteve anëtare, sesa për shfaqja të dallimeve mes tyre.

Nëse politikat dhe vendimet e BE-së do të ngrihen mbi nivelin nacional, janë të gjitha shanset që ajo të vazhdojë, e kundërta mund të na rezervojë surpriza. Çdo vendim politik i sotëm, që do të ndërmerret nga liderat evropianë, do të ketë një ndikim politik, ekonomik dhe social në ardhmërinë e vetë kontinentit tonë dhe do të jetë vendimtare për ekzistencën e organizatës ku ata bëjnë pjesë. Nga ana tjetër, ekstremistët e djathtë që po fitojnë edhe më shumë terren në vendet evropiane, po përpiqem ta vënë në dyshim ekzistencën e BE-së. Ndaj, në fund të një analize natyrshëm mbërrijmë në përfundimin se mënyra sesi do të luftohet pandemia botërore, vendimet që do të merren për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve anëtarë të BE-së, mbështetja që BE do të japi për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor dhe roli që do të ketë bashkëpunimi ndërevropian kundrejt veprimit kombëtar të shteteve anëtare, do t’i japi edhe përgjigje pyetjes: A do të vijojë të jetë BE-ja organizata më dominuese dhe më e rëndësishme në kontinentin Evropian?

Tags: Eksperte Ekonomiekoronavirusteuta nunaj

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Qetësohet tregu valutor, euro zbret afër 125 lekëve

Qetësohet tregu valutor, euro zbret afër 125 lekëve

PD: Numri i ulët i testimeve, strategji e qeverisë për të fshehur gjendjen reale

PD: Numri i ulët i testimeve, strategji e qeverisë për të fshehur gjendjen reale

Ky shtet ka gati planin e hapjes pas izolimit nga koronavirusi

Ky shtet ka gati planin e hapjes pas izolimit nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve
Aktualitet

SPAK jep pretencën për ish-drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë, burg vetëm për 4 prej tyre

by mirseda
11:09 | 17/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë. SPAK...

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

10:49 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

10:15 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com