Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, teksa ministri i Financave i landit gjerman të Hesses, Thomas Schäfer është gjetur i vdekur.
Sipas mediave vendase, trupi i 54-vjeçarit u gjet të shtunën në mëngjes në një linjë hekurudhore afër Frankfurtit.
Në deklaratën e policisë, thuhet se hetuesit dyshojnë se politikani i Partisë Demokristiane (CDU), të ketë bërë vetëvrasje.
Në fillim të kësaj jave, Schäfer kishte njoftuar ndihmën financiare të shtetit për ata që preken nga pandemia e koronavirusit.
Udhëheqësja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe politikanët gjermanë kanë shprehur tronditjen e tyre për vdekjen e Schäfer.