jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Tarifa ndaj Serbisë përplas pozitën dhe opozitën

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tarifa ndaj Serbisë përplas pozitën dhe opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shkruan letër presidentit Trump dhe sekretarit të shtetit Pompeo. SHBA-të po kërkojnë me ngulm heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

Debat i ashpër po zhvillohet në Parlamentin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Heqja e tarifës po kërkohet me ngulm nga SHBA-ja. Seanca kundër heqjes së tarifës u inicua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në opozitë, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që i vendosi tarifë mallrave të Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, deputeti Daut Haradinaj, që është vëllai i Ramush Haradinajt, tha se “vendosja e tarifës nuk ishte e rastësishme, ishte masë ndëshkimi ndaj Serbisë, e cila nuk e kursente asnjë formë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Taksa ishte fillimisht goditje ekonomike ndaj Serbisë”, tha Haradinaj, duke shtuar se tarifa nuk është kundër miqve të Kosovës.

Taksa kundër Serbisë e jo miqve

“Taksa u vendos kundër Serbisë dhe asnjëherë të vetme nuk është vendosur ndaj aleatëve tanë që e ndihmuan shtetësinë e Kosovës. Presioni për heqjen e taksës edhe pse ishte i madh, nuk i lëkundi institucionet tona. Kosova nuk duhet as tash të dorëzohet para Serbisë”, shtoi Daut Haradinaj.

Heqja e menjëhershme e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë, është kërkesë e SHBA-së, përmes të ngarkuarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shkroi një letër sot me (02.03.) Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku i njofton në lidhje me pozicionin e Qeverisë së re të Kosovës në raport me dialogun ndaj Serbisë dhe tarifës doganore.

Letra e Kurtit

Kurti në letër shkruan: “Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve”, shkruan Albin Kurti, i cili qartëson edhe njëherë planin e tij, sesi ai mendon ta heqë tarifën ndaj mallrave të Serbisë.

“Duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë”, thuhet në letrën e Kurtit.

“Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jotarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës. Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, theksohet në letrën e Kurtit.

Mosmarrëveshjet me LDK

Por, partneri i koalicionit ne qeverinë Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk po pajtohet tërësisht me planin e Kurtit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se “tarifa duhet të hiqet qashtu siç kërkon SHBA”. “Nëse dikush luhatet, LDK, deputetët e saj dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë për heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Isa Mustafa.

Qëndrimin e liderit të LDK-së, e ka përshëndetur i ngarkuari i Presidentit Tramp për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell. Ai ka thënë se heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, do t’i hapte rrugë zhvillimit ekonomik. Grenell kryetarin e LDK-së e ka quajtur kryetarin e LDK si “lider të guximshëm”.

“Heqja e tarifave që nesër do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim, e kjo do të lëvizte shumë shpejt. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqen tarifat”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Richard Grenell.

Plani i kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur planin e tij për heqjen e tarifës. Ai ka njoftuar se më 15 mars do të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Nëse Serbia ndalë fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqet prej një periudhe prej 90 ditësh, ka thënë Kurti. Por ky plan i Kurtit u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Grenell, menjëherë pasi Kurti paraqiti planin e tij për heqjen e taksës deklaroi se kryeministri i Kosovës bën “gabim serioz”, pasi sipas tij, kërkesa e SHBA-së është që tarifat të hiqen plotësisht.

Qeveria e kaluar e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në nëntorin e vitit 2018 vendosi taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë, për shkak të një fushate diplomatike lobuese të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës dhe kërkesës së saj drejtuar shteteve të ndryshme që ta tërheqin njohjen e Kosovës. Rikthimi i Prishtinës dhe Beogradit në dialog është kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar dhe tarifa ndaj mallrave të Serbisë është bërë pengesë për rifillimin e këtij dialogu./DW

Tags: ndajopozitënperplaspozitënserbisetarifa

TË LIDHURA

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.
Rajoni

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.

16:15 | 21/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Peza zbardh prapaskenat për Metën, ja çfarë do të arrijë

Peza zbardh prapaskenat për Metën, ja çfarë do të arrijë

OBSH: Koronavirusi është ende i përqendruar në pesë vende

OBSH: Koronavirusi është ende i përqendruar në pesë vende

Si përfitohet KEMPI, hiqet pagesa nëse qëndron më shumë se 3 muaj jashtë vendit

Si përfitohet KEMPI, hiqet pagesa nëse qëndron më shumë se 3 muaj jashtë vendit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com