Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zëri i Amerikës: Lindjet shënojnë rënie në Shqipëri

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës: Lindjet shënojnë rënie në Shqipëri

Numri i lindjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë shënuan rënie në vitin 2019 në Shqipëri krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Insitutit shqiptar të Statistikave, publikuar të enjten, “gjatë vitit 2019 lindën 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me vitin 2018. Shtesa natyrore e popullsisë që përfshin numrin e lindjeve në raport me vdekjet shënoi gjithashtu një rënie me 7,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2019 vetëm katër qarqe të Shqipërisë shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie.

Sipas Instat numri më i madh i lindjeve për vitin 2019 shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje dhe kjo lidhet sipas analistëve me përqendrimin e madh të popullsisë vitet e fundit në kryeqytet.

Numri më i vogël i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje dhe kjo lidhet kryesisht me emigrimin e një pjese të madhe të popullsisë nga ky qark.

Nuk ka të dhëna për numrin e lindjeve në raport me numrin e popullsisë për sejcilin qark, por sipas të dhënave të Instat rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, e zë qarku i Kukësit me 15,9 %.

Raporti i Instat vlerëson se “Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv”.

Sipas Raportit “ky koeficient për Shqipërinë është 2,5, dhe është më i lartë se disa vende të rajonit si Mali i Zi (1,2), Maqedonia e Veriut (0,8), Serbia (-5,4).

Ndërkaq Kosova, ndër vendet e rajonit e ka koeficientin më të lartë me 10,3 për një mijë banorë.

Rënia e lindjeve dhe e shtesës natyrore të popullsisë në Shqipëri, vit pas viti, është parë si një dukuri shqetësuese nga studiuesit e demografisë.

Studiuesit kanë pohuar se vendi ndodhet në një “emergjencë demografike” dhe kanë kërkuar masa ndërhyrëse sidomos për të frenuar emigracionin dhe përmirësuar treguesit ekonomikë dhe social të familjeve shqiptare.

Fundin e vitit 2018 qeveria shqiptare vendosi të rrisë shpërblimin për lindjen e fëmijëve duke përcaktuar masën e 40 mijë lekëve për lindjen e fëmijës së pare, 80mijë lekëve për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120 mijë lekëve për lindjen e fëmijës së tretë. /VOA

 

Tags: foshnjatlindjetshpërblimi

TË LIDHURA

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja
Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur
Aktualitet

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Next Post
Përvjetori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan/ Basha: Duhet një qeveri që punon për njerëzit

Basha takim me ambasadorin italian, zbardhet biseda

Meta uron të gjithë shqiptarët për Krishtlindje

12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Meta: Të zgjidhet problemi me Serbinë

Lot e ulërima, çasti kur të prekurit nga koronavirusi futen në kuti metalike

Lot e ulërima, çasti kur të prekurit nga koronavirusi futen në kuti metalike







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …
Bota

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

by mirseda
10:28 | 21/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa shtesë prej 10% për importet...

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

Moderatori i njohur shqiptar sulmohet fizikisht në mes të rrugës nga një i panjohur

09:06 | 21/02/2026
Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com