Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosovë/ Debate në distancë rreth tarifave ndaj mallrave serbe

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ Debate në distancë rreth tarifave ndaj mallrave serbe

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Albin Kurti, i bëri thirrje që të mos heqë tarifat ndaj mallrave serbe të vendosura në vjeshtën e vitit 2018, të cilat u pasuan me pezullimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Letra e zotit Haradinaj, i cili ndodhet nw Washington, pasoi paralajmërimet e kryeministrit Kurti për zëvendësimin e tarifave me masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë, një paralajmërim në dritën e thirrjeve të diplomatëve perëndimorë që tarifat të hiqen menjëherë.

“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”. Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku”, shkruan zoti Haradinaj në letrën e tij.
Zëvendësimi i tarifave me masën e reciprocitetit është edhe pjesë e programit qeverisës të koalicionit të lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha të mërkurën zoti Kurti.

“Pra ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti me parimin i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore bilaterale e ky është reciprociteti”, tha ai.

Edhe kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi një qëndrim të tillë duke nënvizuar se fillimisht Serbia duhet të ndalë fushatën kundër Kosovës dhe njohjeve të reja.

Në nëntor të vitit 2018, qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave, por qeveria e zotit Haradinaj refuzoi çdo përpjekje të diplomacisë perëndimore për ta bindur për një gjë të tillë.

Menjëherë pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit, ambasadori amerikan Richard Grenell, i dërguar i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se “pret që tarifat të hiqen menjëherë”. Ambasadori Grenell gjatë muajit janar vizitoi Kosovën dhe Serbinë duke kërkuar që Prishtina të heqë traumat, ndërsa Beogradi t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Serbia e mbështetur nga Moska, vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall 12 vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. /Voa

Tags: debatedistancëkosovemallra serbe

TË LIDHURA

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore
Rajoni

Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore

11:22 | 04/03/2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen
Rajoni

Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen

10:34 | 03/03/2026
Next Post
Mbërrin acari, rënie drastike temperaturash

Mbërrin acari, rënie drastike temperaturash

Rrëfime të rralla nga dëshmitarët e Stalingradit

Rrëfime të rralla nga dëshmitarët e Stalingradit

Porti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm

Porti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona € të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet
Aktualitet

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona € të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet

by mirseda
14:23 | 04/03/2026
0

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një...

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama takim në selinë e PS me deputetët e qarkut të Tiranës

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama takim në selinë e PS me deputetët e qarkut të Tiranës

14:17 | 04/03/2026
Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana

Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana

14:13 | 04/03/2026
Irani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon zyrtarisht Ankaraja

Irani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon zyrtarisht Ankaraja

13:59 | 04/03/2026
Raketa iraniane hyn në hapësirën turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Ankarasë

Raketa iraniane hyn në hapësirën turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Ankarasë

13:49 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com