Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rriten tensionet, aleatët tradicionalë të Bashës kërkojnë koalicion më vete

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rriten tensionet, aleatët tradicionalë të Bashës kërkojnë koalicion më vete

Trazohen ujërat brenda opozitës joparlamentare. Prej 14 janarit opozita dhe mazhoranca janë ulur në tryezën e dialogut sa i takon reformës zgjedhore, ndërkohë ka zëra se pas miratimit të saj vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Burime nga kampi opozitar theksojnë se periudha më e përshtatshme që të mbahen këto zgjedhje është vjeshta e këtij viti dhe për këtë arsye të gjitha paritet politike janë në lëvizje, duke intensifikuar takimet me qytetarët dhe anëtarësitë e tyre. Dje pasdite kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje në selinë blu me aleatët e tij, ndërsa gazeta ka mësuar detaje nga ky takim, ku temë kryesore ka qenë reforma zgjedhore dhe koalicionet para zgjedhore. Sipas informacioneve, mësohet se aleatët tradicionalë të Bashës kanë shfaqur rezerva dhe pakënaqësi, sa i takon bashkëpunimit para zgjedhor me PD-në.

Aleatët kërkojnë të dalin në koalicion më vete

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu; kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka; kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i kanë propozuar kryedemokratit Lulzim Basha një formule të re për regjistrimin si koalicione në zgjedhje. Më konkretisht, mësohet se partitë e vogla synojnë të grupohen në një koalicion më të vogël brenda koalicionit të madh, të cilat të mund të regjistrohen nën një sigël në mënyrë që të maksimizohet vota. Në këtë kontekst, mësohet se aleatët e kanë mbrojtur tezën e tyre me justifikimin se votat e marra në zgjedhje të ndahen mes partive të vogla dhe nuk i shkojnë partisë më të madhe të koalicionit, siç e parashikon kodi aktual. Megjithatë, sikundër theksuan të njëjtat burime nga mbledhja, të cilën e kanë kërkuar vetë aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, ky propozim është ende në proces diskutimi.

Frikë për vjedhje të votave

Por gazeta ka mësuar se propozimi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu; kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka për kryedemokratin Lulzim Basha është një lëvizje strategjike, pasi ata i frikësohen faktit se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’iu “vjedhin” votat. Historia ka treguar që në zgjedhje partitë më të humbura dhe që kanë rënë pre e orekseve të partive të mëdha kanë qenë ato të voglat, kështu që edhe aleatët tradicionalë të Bashës janë hedhur në sulm për të mbrojtur votën e tyre, në mënyrë që ajo të mos dalë jashtë tyre dhe t’iu shkojë partive të mëdha, sikundër e parashikon Kodi Zgjedhor. Pra, aleatët tradicionalë të Bashës kërkojnë të dalin në koalicion më vete, ose koalicion brenda koalicionit të mëdha, vetëm e vetëm se nuk ia kanë besën Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Kjo do të thotë se tensionet brenda opozitës joparlamentare janë rritur dhe sidomos ato arrijnë kulmin në kësisoj rastesh, kur vjen puna për mbrojtje apo rrjedhje votash. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë, duke qenë se edhe tema e reformës zgjedhore pritet të zgjasë deri në 15 mars, kohë kjo që është parashikuar që të votohet paketa e re, ku një nga hapat që do të ndiqet është edhe ndërhyrja në Kodin aktual Zgjedhor. /Gazeta SOT

 

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Pse efektivja e OFL shfaqet gjithmonë me syze në deklaratat për shtyp

Pse efektivja e OFL shfaqet gjithmonë me syze në deklaratat për shtyp

Meta u rikthehet sulmeve, PS thirrje t’i japë fund bllokimit të zgjedhjeve

Meta u rikthehet sulmeve, PS thirrje t’i japë fund bllokimit të zgjedhjeve

Trump refuzon të jap dorën, Pelosi e “fëlliq” para të gjithëve (FOTO)

Trump refuzon të jap dorën, Pelosi e “fëlliq” para të gjithëve (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com