Në mes të qytetit të Beratit është zbuluar një tjetër pasuri e madhe arkeologjike që ka nxjerrë në pah thesaret e pasurisë shqiptare të fshehura nën rrënojat e harresës.
Ky zbulim ka lënë me gojë hapur arkeologët.
Në fakt zbulimi është bërë para disa muajsh por kërkimet po thellohen disa ditës dhe po nxjerrin në pah më shumë detaje për këtë ndërtesë.
Poshtë këmbëve të xhamisë Mbret është zbuluar një mozaik që i përket një kishe paleokristiane.
Kjo kishë, në formë katedrale, është ndërtuar në shekujt e para të krishtërimit.
E tillë është zbuluar edhe në mes të qytetit të Elbasanit.
Në lidhje me këtë zbulim të madh studiuesi Artan Shkreli postoi më heret një status.
Nga Artan Shkreli
Mund të huhet pa droje se zbulimi i fundit në Berat ështe i një rëndesie vërtete të madhe.
Mozaiku paleokristian në këmbë të Xhamisë Mbret, është unaza që mungonte, në kuptimin e vazhdimësisë së jetës qytetare, në Berat.
Struktura ende e paqartë nga pikemapja tipologjike (me gjase nje bazilike) ploteson me pranine e saj pikerisht kohen kur ky qytet fillon dhe rimerr veten pas depresionit qe karakterizon fundin e periudhes klasike dhe shenjon kalimin nga emertesa e turbullt Antigon, ne ate te re me apelativin “i Bardhe/i shndritshem = Pulher”, (emertese qe do rezistonte deri ne pushtimin bullgar, te cilet nga ana e tyre veç do perkthenin fjale per fjale Pulheriopolis ne Beligrad).
Mjerisht, perpara kesaj asnje gjurme nuk kishim patur ne territor nga Antikiteti i Vone apo Mesjeta e Hershme, perpose nje gjetjeje tjeter rastesore, lart ne keshtjelle, e cila konfirmon gjeografine e konsoliduar te qytetit me lagje jashte mureve edhe ne kete periudhe.
Mu per kete eshte shume i rendesishem germimi i orientuar i lulishtes, e me tej, te Xhamise Mbret, ne anet jugore e lindore te saj, duke sqaruar njehere e pergjithmone enigmat e shumta qe shoqerojne Beratin (emer gjithnje autokton ky) ne nje hark te erret historik prej disa shekujsh.