Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Donte të na zhdukte të gjitha”, e ëma e Enkeledës tregon tmerrin e Kamzës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Donte të na zhdukte të gjitha”, e ëma e Enkeledës tregon tmerrin e Kamzës

Detaje rrëqethëse vijnë nga ngjarja tragjike e 11 janarit, ku 38-vjeçarja Enkeleda Çapoku u vra barbarisht nga vëllai i burrit të saj, teksa ndodhej me nënën dhe vajzën 18-vjeçare në gjumë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 kanë ardhur dëshmitë e nënës së Enkeledës dhe nuses së vëllait të saj. Nëna ka treguar se autori i krimit Erdet Ccapoku, 34 vjecc sillej shumë keq edhe me mbesën e tij, vajzën e Enkeledës, duke akuzuar madje për dhunë.

“I kërkonte llogari vajzës, mos dil, mos bëj. Sillej shumë keq. Kishte një mënyrë komunikimi shumë të keqe. E ka dhunuar. Unë i bërtisja vetëm kur i bërtiste gocës. Unë i thosha lëre vajzën, çke me gocën”, tregoi nëna e viktimës.

Ajo tha se 34-vjeçari e kishte planifikuar krimin dhe shkëput copëza bisedash që ai kishte bërë në lagje.

“Ky ka folur gjithandej, që unë do vras tre veta. Ka blerë një paketë duhani dhe ka thënë që sot kam qëllim të vras tre veta. Ka pirë birra. Kishte 8 muaj që iku prej nesh. E largoi me të mira Enkeleda. Ai i dilte në rrugë, kur Enkeleda shkonte në punë. Ikte në lokal me vajzën pinte kafe, ky e fotografonte. I çonte fotot dhëndrit në burg dhe i thoshte gruaja të tradhton, gruaja jote prish para përditë. Vajza ime nuk i kishte këto gjeste. Eltoni i thoshte ‘shiko punën tënde, s’të ka lënë njeri të ruash gruan dhe vajzën time’.

Edhe pasi e denoncoi në polici ai i doli sërish në rrugë. Shkoi Enkeleda e denoncoi, e mori policia një natë dhe e lëshoi. Enkeleda kishte 20 vjet e martuar me Eltonin. Me familjen e tij shkonte shumë mirë”, tregoi nëna e 38-vjeçares.

Kunata e saj tregoi më tej se autori i vrasjes kishte ardhur nga Greqia dhe disa kohë kishte jetuar me motrën e për shkak të mosmarrëveshjeve kishte qëndruar më pas tek vëllai, Erdeti.

“Enkeleda nuk e njihte Erdetin. Ai kishte qenë në Greqi, kishte ardhur, kishte jetuar ca kohë me të motrën por për shkak të konflikteve kishte ikur nga ajo dhe më pas shkoi tek Enkeleda. Ajo me vajzën ishin të pandara. Kudo bashkë”, tregoi kunata.

Ndërkohë nëna rrëfeu dhe gjendjen e mbesës së saj që ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Ajo tha se vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe trembet natën, ndërsa kërkon të ëmën.

“Vajza thotë mos më bezdisni se nuk duroj dot tek mami. Trembet natën e thotë dua mamin. Mos i raftë asnjë nëne ajo që më ra mua. Do të flas nga sikleti i asaj vajze që më ka lënë që t’ia dorëzoj të atit. Nëse i japin liri me kusht Eltonin ndoshta vajza e kalon pak e rri me të atin”, u shpreh nëna duke kërkuar një zbutje të dënimit për dhëndrin e saj, bashkëshortin e Enkeledës që ndodhet në burg prej 7 vitesh dhe i kanë mbetur dhe pak më shumë se 2 vjet për të vuajtur. BW

TË LIDHURA

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve
Politikë

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë
Politikë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025
“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc
Aktualitet

“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

20:46 | 16/09/2025
Next Post
Trump në “syrin e ciklonit”, fillon gjyqi kundër presidentit të SHBA-së

Trump në “syrin e ciklonit”, fillon gjyqi kundër presidentit të SHBA-së

Mes dhimbje dhe lotësh, përcillet për në banesën e fundit Xhevdet Ferri

Mes dhimbje dhe lotësh, përcillet për në banesën e fundit Xhevdet Ferri

Basha emëron një gjeneral si këshilltar për Sigurinë Kombëtare

Zbardhet vendimi i Gjykatës/ Nuk vërtetojmë dot 500 mijë dollarët e Bashës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

by mirseda
22:33 | 16/09/2025
0

“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve...

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com