Elda Shabani e njohur ndryshe si “Madonna shqiptare”, ka reaguar sot në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel, pasi u shfaq në përgjime me “Zogun e Tiranës”.
Këngëtarja e cila është akuzur së fundmi se është pjesë e rrjetit të prostitucionit me Hermes Nikaj, ka thënë se 50 eurot e përfolura, ishin një lloj “pagese simbolike” që artistët bënin për të siguruar intervista.
Ajo tha se artistët të cilët nuk janë aktivë në televizion, i drejtoheshin “Zogut të Tiranës”, për ta ndihmuar. Në këmbim, ai merrte një shumë simbolike.
“Kam dëgjuar nga Hermesi punën e 50 eurove, por për punë intervistash. Më ka ndodhur mua personalisht. Artistë që nuk janë shumë aktiv në televizion dhe kanë dëshirë të reklamohen nëpër intervista, kërkonin ndihmë nga Hermesi. Ishte një lloj pagese simbolike”, është shprehur Elda.