Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ngrohja globale kërcënon brezat koralorë në Hawaii

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ngrohja globale kërcënon brezat koralorë në Hawaii

Breza shkëmborë të Hawaii-t janë strehë për koloni magjepsëse peshqish e koralesh, por këto gjallesa po kalojnë vështirësi nga rritja e temperaturave në oqeane.

Një valë të nxehti katër vjet më parë dëmtoi brezat koralorë. Tani shkencëtarët po përdorin zhytjet nënujore dhe satelitët për të studiuar gjallesat detare që të gjejnë mënyra për t’i mbrojtur:

Në ekran shihen zona me ngjyra të ndezura që tregojnë se brezat koralorë janë në rrezik. Ngjyrat e ndezura nënkuptojnë temperatura të larta që mund të sjellin shkatërrimin e këtij brezi.

Polombarët shohin shenja të zbardhjes së brezave koralorë në ujërat e ishujve Havai.

Këto breza koralorë ende nuk e kanë kapërcyer plotësisht dëmin e temperaturave të larta në oqean katër vjet më parë.

Shkencëtarët po studiojnë ekosistemet për të gjetur mënyra për mbrojtjen e brezave koralorë. Në këto përpjekje mund t’i ndihmojë lidhja e të dhënave nga vëzhgimet oqeanike me informatat satelitore.

“Sa herë realizojmë zhytje bëjmë një prezantim të vogël me situatën. E rëndësishme është se po bëjmë matje dhe po i krahasojmë këto të dhëna me informatat nga ajri si dhe nga satelitët. Ideja është që të krijojmë një pasqyrë të madhe të situatës që të kuptojmë këtë realitet”, thotë ekologu Greg Asner.

Ekspertët thonë se brezat koralorë të Havait kanë rëndësi kritike. Ato tërheqin turistë në këto ishuj të largët, duke ndihmuar ekonominë e Havait, gjithashtu ndihmojnë për të mbrojtur brigjet nga dëmi që shkaktojnë dallgët dhe përmbytjet.

Në këto shkëmbinj gjejnë strehim një e katërta e specieve detare, megjithëse kjo është një zonë e vogël oqeanike, shkruan “Voa”.

Brezat koralorë janë ekosistemi më i larmishëm detar në planetin tonë, thotë oqeanografi Jamison Gove.

“Koralet strehojnë shumë lloje peshqish që janë të rëndësishëm për funksionimin e ekosistemit. Peshku mban komunitetin lokal dhe ndihmon ekonominë përmes turizmit apo peshkimit komercial”.

Një brez koralor i shëndetshëm është i magjishëm. Shkencëtarët shqetësohen se me ngrohjen e ujërave Hawaii do të humbasë këtë pjesë të mrekullueshme të natyrës së tij dhe shumë specie peshqish do të rrezikohen.

Kërkuesit dhe polombarët kanë vërejtur shenja të zbardhjes së brezave koralorë. Ata u kërkojnë vizitorëve të mos rrezikojnë koralet duke i prekur, apo duke përdorur krem dielli të dëmshëm për ekosistemin, ose duke kapur peshq që ndikojnë tek mbijetesa e koraleve.

“Megjithëse situata është shqetësuese ka vend për shpresë. Në Hawaii e në pika të tjera të globit gjejmë korale që u rimëkëmbën pas problemeve që shkaktuan zbardhjen e shkëmbinjve. Edhe këtë radhë do të ketë korale që do të rimëkëmben. Sa më shumë të përpiqemi për ta penguar procesin e zbardhjes së shkëmbinjve në shkallë lokale e globale, aq më shumë shans mbijetese u japim koraleve”, thotë oqeanografi Gove.

Ekspertët thonë se mbrojtja e shkëmbinjve koralorë do të vazhdojë të jetë sfidë madhore e krijuar nga ndryshimet klimatike e ngrohja e oqeaneve. Shkencëtarët paralajmërojmë se nëse nuk merren masa për reduktimin e gazeve ndotëse, zbardhja e shkëmbinjve koralorë mund të bëhet një fenomen i përvitshëm brenda këtij shekulli.

Tags: “BrezaHawaiikoralorëngrohje globale

TË LIDHURA

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën
Bota

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Gjykata e Elbasanit liron nga burgu një nga njerëzit më problematikë në Vlorë

Raportet e Trump me udhëheqësit botërorë

Raportet e Trump me udhëheqësit botërorë

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Ruçi

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Ruçi







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com