Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Sherr në sallën e gjyqit, familjarët e viktimës përleshen me të akuzuarit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sherr në sallën e gjyqit, familjarët e viktimës përleshen me të akuzuarit

Seanca gjyqësore e mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj për vrasjen e ndodhur në shkurt të 2018 ka degraduar në përleshje mes familjarëve të viktimës dhe personave të akuzuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Për vrasjen e Besart Hasanit, po akuzohet Albert Ramadani, kurse për pjesëmarrje në rrahje, e cila i kishte paraprirë vrasjes po akuzohen, Artan Ramadani, Fadil Ramadani, Argjend Ramadani dhe Driton Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, Krasniqi po akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit, lidhur me shitblerjen e një veture të markës “BMW X5”, e cila sipas prokurorisë kishte qenë edhe shkak i vrasjes.

Teksa të gjithë po prisnin vijimin e gjykimit, familjarët e të ndjerit u përleshin fizikisht në sallë me familjarët e Ramadan Krasniqit. Ky rast është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe Policia e Kosovës.

Ngjarja ka precipituar sepse në seancën e sotme ishte parashikuar që të shfaqeshin video-incizimet e vendit të ngjarjes. Për pasojë, avokati mbrojtës i Albert Ramadanit, Ymer Huruglica kërkoi që gjatë shfaqjes së tyre të largoheshin të akuzuarit dhe publiku. Propozimin për përjashtimin e publikut e ka aprovuar edhe prokurori i çështjes, Rasim Maloku

Lidhur me propozimin për përjashtimin e të akuzuarve tha se i mbetet trupit gjykues të vendosë. Ndërsa, kundër këtyre dy propozimeve ishte avokati i familjes së të ndjerit Hasani, Ramiz Krasniqi.

Ndërkohë, kreu i trupit gjykues, Mustaf Tahiri mori aktvendim që të akuzuarít të qëndronin, ndërsa publiku të përjashtohej. Ky vendim irritoi anëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët refuzuan që të dilnin. Më pas nisi edhe përleshja mes tyre.

Zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë seancës gjyqësore, ku ka ardhur deri tek konfliktí mes palëve në procedurë. Ai ka thënë se 13 persona janë ndaluar, ku shtatë prej tyre janë në cilësi të të dyshuarve, ndërsa gjashtë të tjerë në cilësi të dëshmitarëve.

“Policia ka intervenuar ka vënë situatën në kontroll, dhe lidhur me këtë rast janë shoqëruar 13 persona për në stacionin polícor nga të dy palët. Të njëjtit janë duke u intervistuar, ndërsa lidhur me hapat e mëtutjeshme, ato do të merren në konsultim me prokurorin, ka thënë zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi. Ndërsa, prokurori i çështjes, Valdet Avdiu, ka thënë se për këtë rast janë ndaluar disa persona.

“Janë ndaluar disa persona, dhe të njëjtit janë duke u intervistuar. Ende nuk ka kallëzim penal”, ka thënë prokurori i çështjes, Valdet Avdiu.

Tags: Albert RamadaniArgjend RamadaniArtan RamadaniBesart HasanitDriton KrasniqiFadil RamadaniGjykatën Themelore në FerizajPërleshje

TË LIDHURA

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit
Rajoni

Vulin kërcënon Kosovën: Serbia të veprojë si Izraeli dhe Mossadi ndaj Albin Kurtit

12:47 | 04/03/2026
Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore
Rajoni

Vendosja e trupave greke në Qipro, Mitsotakis: Masë mbrojtëse dhe paqësore

11:22 | 04/03/2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen
Rajoni

Greqia zhvendos raketat Patriot në ishullin pranë Rodosit, qeveria forcon mbrojtjen

10:34 | 03/03/2026
Next Post
KED paraqet listën me 5 kandidatët për kreun e ILD, ja kush kryeson renditjen

KED paraqet listën me 5 kandidatët për kreun e ILD, ja kush kryeson renditjen

Eurostat/ Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

Eurostat/ Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

“Larg qoftë sikur diçka e tillë të përsëritej”/ Basha zbulon bisedën me Di Maion

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, ja porositë që dha







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë
Showbizz

Rogerti s’ndalet me Selin: Ti do vetëm burra me lekë

by mirseda
18:22 | 04/03/2026
0

Tensionet brenda shtëpisë së “BBV’, vazhdojnë të rriten ditë pas dite. Gjatë ditës së sotme ‘e mërkurë’,...

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:11 | 04/03/2026
Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

17:17 | 04/03/2026
Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com