34-vjeçarja Sanna Marin është betuar ditën e sotme para Parlamentit finlandez, duke u bërë zyrtarisht kryeministrja më e re në botë.
Sanna Marin ka shërbyer më parë si ministre e Transportit, deputete dhe si zëvendës kryeministre. Kujtojmë se kryeministri i mëparshëm i Finlandës, Antti Rinnen, dha dorëheqjen javën e kaluar nga posti. Arsyeja sipas tij ishte humbja e besimit tek një partner i koalicionit.
Ndërkohë, kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, 35 vjeç, është kryeministri i dytë më i ri në botë.