Pasojat e tërmetit 6.4 ballë që tronditi vendin mëngjesin e të martës kanë qenë shumë të mëdha. Shumë banorë nga Thumana dhe Durrësi janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, të cilat janë shpallur të pabanueshme nga autoritetet.
Situata shfaqet emergjente edhe në Tiranë ku dita ditës evidentohen nga autoritetet, godina të tjera të dala jashtë funksionit.
Rasti më i fundit është në lagjen Idriz Dollaku, në zonën e Ali Demit, ku një tjetër pallat është shpallur i pabanueshëm.
Policët bashkiakë kanë vendosur shiritin e kuq për perimetrin e sigurisë në këtë pallat. Ata kanë kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.