Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku po strehohen njerëzit e prekur nga tërmetet.
Tërmeti që la pas dëme të konsiderueshme dhe disa viktima, sipas sizmologëve ka pasur epiqendrën në të njëjtën zonë aktive që prej tërmetit të 21 Shtatorit.
Sikundër shihet edhe në fotot e siguruara nga “Tirana Today”, mjaft familjarë kanë gjetur si zgjidhje për të qëndruar jashtë në natyrë, nëse ndodh një tjetër tërmet i fortë.
Kujtojmë se pak më parë Rama ishte edhe në Thumanë ku u njoh me situatën e rënduar.