Sot vendoset fati i Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Pritet që në orët në vijim Kolegji i Posaçëm i Apelimit të japë verdiktin për Muçin pas hetimit të kryer dhe seancës dëgjimore.
Para dy javësh, Komisioni Publik ka kërkuar shkarkimin e Muçit për pasaktësi dhe pamjaftueshmëri dokumentash për justifikimin e pasurisë së tij.
I rrezikohet karriera nga biznesmeni, ish-prokurori Besnik Muçi del para KPA
Nga ana tjetër, Muçi u konfirmua edhe pse i konfirmuar nga presidenti Meta me dekret, ka pasur të pambyllura ‘hesapet’ me vettingun. Ai pasi kaloi shkallën e parë të vettingut u ankimua nga Komisioneri Publik.
Në seancën dëgjimore, Muçi ka kërkuar rikonfirmim në detyrë. Ai pretendon se e ka kaluar vettingun si nga KPK ashtu edhe nga KED.
Materiali sekret/Besnik Muçi i përgjigjet KPA-së: ‘Lidhja’ me biznesmenin e madh