Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skandaloze/ Dokumenti i firmosur nga 20 deputetë, me mbi 200 gabime

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandaloze/ Dokumenti i firmosur nga 20 deputetë, me mbi 200 gabime

Një projektligj i propozuar së fundmi, i firmosur nga 20 deputetë, për fat të keq ka më shumë gabime drejtshkrimore se sa fjalët e shkruara saktë e pa gabime. Instituti i Studimeve Politike, shkruan se projektligji ka më shumë se 200 gabime ortografike, ndërkohë që është i përbërë nga rreth 200 fjalë. Duke iu referuar denoncimit në fjalë, vihet në dukje se në tekst ka mungesë të theksuar të gërmës “ë”.

Jo vetëm kaq, por aty ka emërime përmbajtësore të gabuara. Më konkretisht, aty mungon emërtimi i draftit ligjor, mungon referimi i saktë në bazën ligjore, vetë emërtimi “projektligj” ka një germë të munguar.

Po kështu janë përmendur funksione që nuk ekzistojnë, apo disa funksione janë emëruar gabim. Në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura”, përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë. Trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve, ish anëtare të Traktatit të Varshavës, – informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar.

Denoncimi

Përfaqësimi parlamentar nuk është vetëm formal, – votim në seancë, fjalime, debat e replika. Ai duhet të jetë edhe aktivitet përmbajtjesor, akt solemniteti, përgjegjësie, aftësie dhe vizioni për të treguar se të jesh në politikë do të thotë, ke diçka për të dhënë për vendin, ke merita dhe ke potencial për vendimmarrje. Shumicën e këtyre cilësive nuk i kemi pasur prej kohësh dhe as nuk i kemi në parlamentin aktual. Dhe kur mungojnë ato, atëherë kërkohet minimumi i standardeve, – së paku të jenë formalisht korrekt me “vendin e punës”. Po cili është niveli parlamentar dhe cilat janë standardet aktuale parlamentare? Ka shumë tregues dhe sot po sjellim një prej tyre, – nismën ligjore të depozituar këto ditë nga 20 deputetë në parlament. Është një propozim me më pak se 200 fjalë dhe në to, më me shumë se 200 gabime ortografike. Mirë që nuk përdoret rregullisht germa “ë” apo që ka gabime drejtshkrimore në tekst, por aty ka emërime përmbajtjesore të gabuara.

Për shembull, mungon emërtimi i draftit ligjor, mungon referimi i saktë në bazën ligjore, vetë emërtimi “projektligj” ka një germë të munguar, janë përmendur funksione që nuk ekzistojnë apo disa funksione janë emëruar gabim, si p.sh, në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura” përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë, trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve ish anëtare të Traktatit të Varshavës, – informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar; etj, etj.

Pyetja më e rëndësishme nuk lidhet me emrat e deputetëve nënshkrues, sepse shumica absolute e deputetëve nuk i lexojnë aktet ku firmosin dhe për më tepër, nuk i hartojnë ato. Pyetjet janë më komplekse: a mund të jetë ky niveli i politikës vendimmarrëse dhe shtetit shqiptar më 2019? A mund të jetë ky një draft ligjor në parlament? A është ky niveli i politikës shqiptare dhe institucionit të saj më të rëndësishëm kushtetues e përfaqësues? A kanë njohuri deputetët nga ligjet, nga rregulloret, nga institucionet dhe mbi të gjitha, nga rregullat formale e zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe? A ka parlamenti ekspertë e staf profesional që i shpreh nismat politike në akte të shkruara ligjore? Në emër të pushtetit që kanë, a duhet që publiku të pranojë si akt zyrtar e shtetëror çdo gafë/çdo produkt që vjen nga politika? (ISP)

Tags: deputetetdokumentigabime drejteshkrimore

TË LIDHURA

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”
Aktualitet

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”

17:34 | 22/05/2025
Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë
Aktualitet

Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë

17:32 | 22/05/2025
“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”
Aktualitet

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”

17:05 | 22/05/2025
Next Post
Biletat janë shitur, priten 22 mijë tifozë ndaj Francës

Biletat janë shitur, priten 22 mijë tifozë ndaj Francës

Denoncimi/ Ishte në burg, Berisha i nxjerr foton ish-inspektorit të policisë

Denoncimi/ Ishte në burg, Berisha i nxjerr foton ish-inspektorit të policisë

“I thashë, martohu 38 vjeç”, Sabriu rrëfen historinë e Ermalit me Arianën

"I thashë, martohu 38 vjeç", Sabriu rrëfen historinë e Ermalit me Arianën

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 19 Mars 2024
Moti

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

by mirseda
17:40 | 22/05/2025
0

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament dhe një shtesë prone te “Kodra e Diellit”

17:34 | 22/05/2025
Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë

Ndalohet me dy klandestinë shqiptarë autobusi i linjës Sarandë-Athinë

17:32 | 22/05/2025
Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

17:30 | 22/05/2025
“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”

“Vdekja në Durrës – Mjeku: Pacientja ishte mirë, pësoi arrest kardiak”

17:05 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com