Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Revolucionet e 1989-ës, sollën begati për pak dhe mjerim për shumicën e njerëzve

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Revolucionet e 1989-ës, sollën begati për pak dhe mjerim për shumicën e njerëzve

Nga Kristen R.Ghodsee & Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate”

“Askush s’do të jetë më keq se më parë, dhe shumica do të jetë shumë më mirë”. Ishte ky premtimi që u dha gjermano-lindorëve kancelari gjerman Helmut Kol, pas rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989. Fjalët e tij, ndihmuan shumë në ndryshimet e shpejta politike dhe ekonomike, në të gjithë Evropën post-komuniste.

Por 30 vjet më vonë, ia vlen të pyetet se sa e mbajtën fjalën Kol dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë. Shkoni sot në Pragë, Kiev apo Bukuresht. Atje do të gjeni qendra tregtare të shkëlqyera, të mbushura me parfume nga Franca. Rroba firmato nga Italia dhe orë dore nga Zvicra. Në kinematë Cineplex, të rinjtë urbanë mbajnë radhë për të parë filmin më të fundit që ka dalë.

Ata merren ndërkohë me iPhone-ët e tyre të hijshëm. Ndoshta duke planifikuar udhëtimin e tyre të ardhshëm në Paris apo Buenos Aires. Qendra e qytetit, është e tejmbushur me kafene dhe bare për elitat e huaja dhe ato vendase.

Në krahasim me mungesat e mallrave dhe izolimin në të kaluarën komuniste, Evropa Qendrore dhe Lindore; po shfrytëzon sot më së miri shanset që ofron tregu i lirë. Gjithsesi, po në këto qytete, pensionistët dhe të varfrit, e kanë ende të vështirë të sigurojnë gjërat më elementare. Qytetarët e moshuar, zgjedhin midis ngrohjes, ilaçeve dhe ushqimit.

Në zonat rurale, disa familje vetëm sa mbajnë frymën gjallë me bujqësi. Të rinjtë ikin sapo kanë mundësi, duke kërkuar vende pune më të mira jashtë vendit. Vuajtjet ekonomike, dhe nihilizmi politik, po nxisin mosbesimin shoqëror. Teksa po rritet ndjeshëm nostalgjia për sigurinë dhe stabilitetin që ofronte e shkuara autoritare.

Udhëheqësit populistë, janë duke shfrytëzuar pakënaqësinë e publikut, për të çmontuar institucionet demokratike. Dhe vënë ekonominë kombëtare në dobi të miqve, anëtarëve të familjes dhe mbështetësve të tyre. Këto dy botë, që ekzistojnë krah për krah njëra-tjetrës, kanë lindur pas revolucioneve të vitit 1989.

Ndërsa 30 vitet e fundit, sollën ndryshime pozitive për një pakicë të konsiderueshme njerëzish. Shumica e ish-qytetarëve socialistë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Qendrore, vuajtën nga një krize ekonomike. E cila shkaktoi plagë të mëdha në psikikën kolektive të botës post-komuniste.

Kur këto vende liberalizuan ekonomitë e tyre në vitet 1990, ekonomistët dhe politikë-bërësit e dinin se do të kishte recesione. Por ata as që mund të merrnin me mend përmasat dhe kohëzgjatjet e krizave. Duke përdorur të dhënat e Departamentit amerikan të Bujqësisë, Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ne llogaritëm madhësinë e recesionit në vendet në tranzicion.

Ato i krahasuam me Depresionin e Madh ekonomik në SHBA të vitit 1929. Ne i ndamë vendet postkomuniste në 3 grupe. Në vendet më të suksesshme, recesioni ekonomik kalimtar, ishte i krahasueshëm me Depresionin e Madh në SHBA (një rënie prej 30 për qind e PBB-së për frymë).

Në vendet mesatarisht të suksesshme, recesioni i tranzicionit e rrënoi ekonominë kombëtare. Duke e tejkaluar Depresionin e Madh (rënie 40 për qind të PBB-së), dhe një kohëzgjatje 17-vjeçare e krizës. Vendet e goditura më keq sesa në 2 grupet e para, nuk e morën veten asnjëherë.

Tridhjetë vjet më vonë, PBB-ja e tyre për frymë mbetet nën nivelin e periudhës së fundit të komunizmit. Moldavia, përfaqëson më së miri vendet ku tranzicioni ekonomik ka dështuar për shumicën e qytetarëve. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, PBB-ja për frymë e popullsisë së Malit të Zi u ul dhe shënoi fundin në vitin 1999. Kur ishte 66 për qind nën nivelin e vitit 1989. Në vitin 2007, PBB-ja për frymë ishte ende 42 për qind më e ulët, se ajo e vitit 1989.

Megjithëse Moldavia u rrit ndjeshëm ekonomikisht pas vitit 2010, PBB-ja e saj ishte në vitin 2016, ishte 12 për qind nën nivelin e saj të vitit 1989. Dhe nuk është e vetëm ajo. PBB-ja për frymë në 5 vende të tjera post-komuniste, Gjeorgji, Kosovë, Serbi, Taxhikistan dhe Ukrainë, ishte më 2016-ën nën nivelet e vitit 1989.

Për këto vende, tranzicioni solli nivele të pashembullta vuajtjesh ekonomike. Dhe shumë pak përfitime, përveç një pakice elitare. Katastrofat ekonomike post-komuniste, shkaktuan miliona vdekje më shumë. Një emigracion masiv dhe një sërë sëmundjesh sociale, që ishin kryesisht të panjohura në komunizëm. Si varfëria, krimi i organizuar dhe pabarazia në rritje.

Dhe në shumicën e vendeve post-komuniste, të dhënat e PBB-së totale, e fshehin rritjen e madhe të polarizimit të të ardhurave që nga viti 1989. Këto vende, kanë pasur rrudhjen më të shpejtë ekonomike në botë. Për shkak të krizës demografike, të stimuluar nga vdekshmëria më e lartë, pjelloria më e ulët dhe emigrimi i shtuar.

Një studim i BERZH-it i vitit 2016, vuri në dukje se fëmijët e lindur në prag të nisjes së tranzicionit në vendet e tyre; ishin mesatarisht rreth 1 cm më të shkurtër, se sa bashkëmoshatarët e tyre në brezat para ose pas tyre. Kjo është një diferencë që gjendet në zonat e luftës. Por, edhe në mjediset e tjera ku foshnjat vuajnë mungesën e ushqimit të duhur, si dhe nga stresi psiko-social. Teksa elitat liberale në Lindje dhe Perëndim, përkujtojnë fundin paqësor të Luftës së Ftohtë, dhe festojnë sukseset reale të 3 dekadave të fundit; është më rëndësi të mos harrohet, se jo të gjithë kanë përfituar nga ardhja e kapitalizmit.

Sondazhet zbulojnë nivele të ulëta të besimit tek institucionet publike, dhe një rritje të zemërimit të qytetarëve ndaj pabarazisë së të ardhurave. Kjo ka krijuar një terren pjellor për partitë dhe liderët populistë, edhe në disa nga vendet më të suksesshme si Hungaria dhe Polonia.

Mjerimi i madh, që është shkaktuar nga recesionet ekonomike gjatë tranzicionit, mbetet një kujtim i freskët për shumë qytetarë. Dhe ai do të ndikojë në zgjedhjet politike dhe ekonomike në rajon për dekadat në vazhdim. Ashtu si përvoja e Depresionit të Madh, ndikon ende në politikën amerikane.

Tridhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, realiteti e ka përmbysur premtimin e famshëm të Kol. Shumë njerëz janë më keq se më parë, dhe jeta është përmirësuar vërtet shumë, por vetëm për disa. Derisa zhvillimi të shpërndahet tek shumë njerëz, revolucionet që nisën në vitin 1989, do të mbeten ende të papërfunduara./ TIRANA TODAY

Tags: 1989begatimjerimnjerëzvepër pakRevolucionetshumicënsollën

TË LIDHURA

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:33 | 16/09/2025
Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin
Bota

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij
Bota

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Next Post
EMRI/ Gjurmohej prej vitesh, kush është fieraku që iu sekuestruan 12 mln euro

EMRI/ Gjurmohej prej vitesh, kush është fieraku që iu sekuestruan 12 mln euro

“Ndajmë pikëpamje të ndryshme”, Vuçiç flet pas takimit me Palmer

“Ndajmë pikëpamje të ndryshme”, Vuçiç flet pas takimit me Palmer

“Nuk ka më Rama ik, por Rama reflekto”/ reagon presidenti Meta pas zgjedhjeve

Modestia e Metës: ‘Mos më falenderoni për Teatrin’

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

by mirseda
22:33 | 16/09/2025
0

“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve...

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com