Vijojnë protestat masive në Kili kundër presidentit Sebastian Pinera. Mbi 1 milionë protestues kanë dalë në rrugët e Santiago si dhe kanë mbushur sheshet e qyteteve të vendit. Ata kërkojnë njëzëri largimin e presidentit.
Nga ana tjetër, kreu i shtetit iu ka kërkuar të gjithë ministrave të tij që të japin dorëheqjen, në mënyrë që të riorganizojë kabinetin, ndërsa hoqi edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Mirëpo, ky veprim nuk e zbuti turmën, të cilët nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre.
Fillimisht, protestat nisën si kundërshtim ndaj rritjes së çmimit të biletës së metrosë, për t’u shndërruar më pas në një demonstrim masiv të pakënaqësisë për pabarazinë. Presidenti ndërhyri me shpejtësi duke anuluar rritjen e tarifës së metrosë dhe rritur pagën minimale e pensionet, por zemërata e popullit nuk u ul dhe protestat vazhdojnë.