Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një nga anëtarët e bandës së Selenicës, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.
Mësohet se i arrestuari është Tesiljano Basha, i cili rezulton të jetë një prej individëve më të kërkuar në vend.
“Në orën 13.30, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do ketë një deklaratë për shtyp nga Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për një operacion policor të rëndesishëm”, njofton Policia.
Vijon…