Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dy herë Veting gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, në lojë BKH

Drejtësia e re nuk do të jetë më një mundësi për t’u pasuruar me çekiçin e korrupsionit, siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të fundit, ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë hyrë pa para dhe pa shtëpi, ndërsa po dalin me pallate, vila, makina të shtrenjta, biznese të kamufluara, lokale, magazina, resonte, llogari të majme bankare etj. Magjistratët e rinj, të cilët do të zëvendësojnë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vetingu për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, do t’i nënshtrohen dy herë Vetingut për pasurinë dhe figurën. Vetingu i dyfishtë është parashikuar si masë mbrojtëse për të mbajtur sa më larg gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nga ndikimet korruptive.

Vetingu i parë

Vetingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë. Vetingu për pasurinë dhe figurën në këtë rast bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për Kandidatët për prokurorë.

Pranë dy Këshillave, për secilin kandidat për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës duhet të paraqesin nga një raport Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, prokuroria, organet e administratës tatimore dhe doganore, Byroja Kombëtare e Hetimit, shërbimet shtetërore informative, si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të verifikojë kandidatë për lidhjet e tyre të mundshme me krimin. Në çdo rast, kandidati nuk pranohet në Shkollën e Magjistraturës kur raporti i ILDKPKI tregon që burimet financiare të kandidatit nuk justifikojnë pasuritë e tij dhe kur raportet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Shërbimit Informativ Shtetëror tregojnë se kandidati ka lidhje me krimin e organizuar.

Vetingu i dytë

Vetingu i dytë kryhet pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror. Sërish Vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Për secilin kandidat ILDKPKI paraqet një raport për ligjshmërinë e pasurisë, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe shërbimet shtetërore informative paraqesin një raport për figurën.

Në çdo rast, kur njëri nga raportet është negativ, kandidati nuk mund të emërohet magjistrat. Gjithashtu, edhe pas Vetingut të dyfishtë, gjatë ushtrimit të detyrës, llogaritë bankare të magjistratëve do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për çdo transaksion të dyshimtë.

Vetingu 1

Vetingu i parë kryhet para se kandidatët të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për formimin fillestar për prokuror apo gjyqtarë, për ligjshmërinë e pasurisë dhe figurën.

Vetingu 2

Vetingu i dytë kryhet pasi kandidati ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe para se të emërohet gjyqtar apo prokuror. Sërish Vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kandidatët për gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. /shqiptarja.com

Tags: BKHgjyqtareprokuroreVeting

TË LIDHURA

“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama
Politikë

“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama

12:46 | 14/10/2025
Ndalimi i monopatinave, Koçiu publikon mendimet e qytetarëve: Janë të rrezikshme, vendim i drejtë
Aktualitet

Ndalimi i monopatinave, Koçiu publikon mendimet e qytetarëve: Janë të rrezikshme, vendim i drejtë

12:41 | 14/10/2025
Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend
Aktualitet

Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend

12:23 | 14/10/2025
Next Post
Qipro, Kastellorizo dhe S-400 : Tre elementet e grand strategjisë së re të Turqisë

Qipro, Kastellorizo dhe S-400 : Tre elementet e grand strategjisë së re të Turqisë

U larguan nga ‘Al Pazari’, zbulohet se çfarë do ndodhë me Romeo dhe Donald Veshajn

U larguan nga 'Al Pazari', zbulohet se çfarë do ndodhë me Romeo dhe Donald Veshajn

Negociatat: Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes, Franca mund të vendosë veton

Negociatat: Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes, Franca mund të vendosë veton







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV.
Kosovo

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV.

by mirseda
12:56 | 14/10/2025
0

Me 97% të kutive të votimit të numëruara në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë ka...

“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama

“Institucioneve do t’u zgjerojmë ‘trurin’ nëpërmjet AI”, Rama

12:46 | 14/10/2025
Ndalimi i monopatinave, Koçiu publikon mendimet e qytetarëve: Janë të rrezikshme, vendim i drejtë

Ndalimi i monopatinave, Koçiu publikon mendimet e qytetarëve: Janë të rrezikshme, vendim i drejtë

12:41 | 14/10/2025
Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend

Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend

12:23 | 14/10/2025
Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

11:39 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com