Dënohet me burg shefi i sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit.
Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.
Shefi i sigurisë së burgut i premtoi Marsidës se do ta ndihmonte dhe e kanë lënë të takohen në shtëpinë e 30-vjeçares. Oficeri i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij, Xhulio Biturku dhe Ermir Çela.
“Në mbrëmje, Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë“, thuhet në dokumentin e organit të Akuzës.
Kujtojmë se më herët vëllai i tij, Bernard Toçi u dënua me “Arrest me burg” për posedim të lëndëve narkotike.