Nipi i Dritan Haxhollit, i cili mbeti i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e Marsida Qatjas, ka dhënë disa detaje të cilat duket se po zbardhin të vërtetën. Ai ka folur sot për “News 24”, duke konfirmuar se Dritan Haxholli kishte dy plumba, dhe jo një siç është deklaruar nga policia. Bëhet fjalë për dy plumba, një në faqe e një në kraharor. Ai ngre akuza ndaj policit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi, autori i vrasjes së xhaxhait të tij.
“E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël, ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat? Në atë orar, e ka pasur jashtë orarit të punës.
Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë, unë nuk ndihem i sigurt”, deklaroi ai.