Një çift australian me diferencë në moshë më shumë se 40 vite nga njëri-tjetri, janë martuar pas një romance të shpejtë mes tyre.
Rodney Higgins, rreth 60 vjeç, i propozoi të dashurës së tij Ashleigh Petrie, 23 vjeç, muajin e kaluar. Ajo mjaft e ngazëllyer, ka ndarë fotot e tyre në rrjetet sociale, e ndërsa e përshkroi z. Higgins si dashurinë e jetës së saj.
Muajin e kaluar, Ashleigh Petrie, njoftoi fejesën me babain e tre fëmijëve, i cili është njëkohësisht edhe gjysh.
“Nisi me një pëlqim të çastit, dhe përfundoi me unazën në gisht. Dashuria e jetës sime më kërkoi të martohemi, dhe unë i thashë ‘po’. Jemi çifti më i lezetshëm në botë”, shkruante ajo ndër të tjera në Facebook.
“Nuk e di se si kam pasur aq fat kur gjeta një njeri kaq të ëmbël dhe të kujdesshëm me të njëjtin sens humori, ky njeri i mahnitshëm është dashuria e jetës sime!”.