Ditën e sotme është gjetur në kryeqytet pa shenja jete një 38-vjeçar. Burimet policore kanë deklaruar se trupi është gjetur rreth orës 16:00, në rrugën “Mustafa Matohiti”, në automjetin e ndezur tip “BMW”, ndërsa i përket 38-vjeçarit me iniciale R.B.
Njoftimi i plotë: “Tiranë/ Informacion Paraprak. Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.